Politike

Skandali 140 milionë euro/ Berisha: Pacolli dhe Valoni janë thjesht prestanome, emrat e vërtetë të kësaj afere janë Edi Rama dhe qeveritarët e tjerë

Në një konferencë për mediat, Berisha u shpreh se Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi janë emra dytësorë në këtë projekt.

22 Tetor 2025, 13:12 Nga E.d
Skandali 140 milionë euro/ Berisha: Pacolli dhe Valoni janë thjesht
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lëshuar akuza ndaj qeverisë dhe zyrtarëve të saj, në lidhje me ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Në një konferencë për mediat, Berisha u shpreh se Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi janë emra dytësorë në këtë projekt.

Sipas liderit të opozitës, emrat e vërtetë të asaj çfarë ai e quan "aferë korruptive" janë kryeministri Rama dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë së tij. 

"Njeriu nuk duhet të marrë asnjë anë, absolutisht, por i vetmi transferim aksioni në katër vite, i miratuar nga qeveria, sepse duhen miratuar nga qeveria sipas ligjit tregtar, është transferimi i aksioneve të kompanisë turke, që është bërë në shkelje të ligjit. U lumturua Lubia, Edi Rama apo Tao nga ato aksione, këto sigurisht pa hetim nuk mund të thuhet. Por fakti që implikohen kaq thellë, fakti që kanë firmosur një kontratë të tillë i akuzon këta absolutisht si direkt përgjegjës për të gjithë këtë aferë megakorruptive. Mos harroni, nuk ka një dokument ku të jetë firmosur transferimi i aksioneve nga Pacolli tek Valoni. Nuk ka.

Dhe tani vërsulen të gjithë. Po ç’punë keni ju në punën midis ortakëve? Unë i kam denoncuar, këtë Valonin nuk e kam njohur fare, kur kam denoncuar unë kam pasur parasysh Pacollin se ai ishte emri kryesor. Dhe nuk mund të pranoja unë kurrë sigurinë për 600 mijë bileta. Se kjo është një gjë e tmerrshme, të gjobitësh shqiptarët. 35 vjet koncesion, fitimi është 700 milionë fitimi. Parashikimi. Por injoroje parashikimin. 10 vitet e para, shqiptarët i paguajnë koncesionarit 140 milionë për trafikun e munguar. Besoj se çdo shqiptar e ka të qartë tani se këtu Pacolli dhe Valoni janë thjesht prestanome, por emrat e vërtetë të kësaj afere të tmerrshme janë Edi Rama, Lubi Balluku dhe qeveritarët e tjerë. Përgëzoj dy ish-ministrat që kanë refuzuar të firmosin jo për 140 milionë, por edhe për 120 milionë euro gjobë për taksapaguesit shqiptarë. Gjobë e vërtetë," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha aeroport edi rama

Sondazh

Poll