Politike

Celibashi: Kodi Zgjedhor duhet të zgjidhë fushatën online dhe financimin e partive nga palët e treta

Gjatë fjalës së tij në konferencën “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Europës dhe Komisioni i Venecias”, Celibashi u ndal edhe në mundësinë e votimit në banesë për personat të cilët e kanë të pamundur të jenë në qendrat e votimit. Kreu i KQZ theksoi se këta persona kanë të drejtën e votës por nuk mund të dalin nga banesa për arsye shëndetësore.

21 Tetor 2025, 12:14 Nga E. D
Celibashi: Kodi Zgjedhor duhet të zgjidhë fushatën online dhe
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka kërkuar që reforma zgjedhore të adresojë disa çështje kyçe, si financimi i partive politike e deri te garantimi i mundësisë për të votuar në banesë për personat me probleme shëndetësore.

Gjatë fjalës së tij në konferencën “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Europës dhe Komisioni i Venecias”, Celibashi u ndal edhe në mundësinë e votimit në banesë për personat të cilët e kanë të pamundur të jenë në qendrat e votimit. Kreu i KQZ theksoi se këta persona kanë të drejtën e votës por nuk mund të dalin nga banesa për arsye shëndetësore.

“Në kuadër të organizimit dhe funksionimit të partive politike dhe financimi të fushatave zgjedhore të partive politike ngelet që të shikojmë se çfarë do të duhet të bëjmë me financimin e palëve të treta që angazhohen dhe mbështesin subjekte të caktuara politike. Duhet rregulluar ky aspekt.

Duhet të zgjidhim çështjen e votuesve që nuk mund ta ushtrojnë këtë të drejtë. Kanë të drejtën e votës por nuk mund të dalin nga banesa për arsye shëndetësore. Kjo është e papranueshme sidomos tani kur ne ia çojmë fletën e votimit edhe shqiptarëve në Australi, ndërsa ata që e kanë shtëpinë e tyre sipër ose në krah të qendrës së votimit nuk votojnë dot se nuk dalin nga banesat për shkaqe shëndetësore”, tha Celibashi./Dosja.al

ilirjan celibashi

Sondazh

Poll