Politike

Presidentja e Komisionit të Venecias: Drejtësia duhet të jetë e pavarur

Gjatë fjalës së saj në konferencën “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Europës dhe Komisioni i Venecias”, u shpreh se drejtësia jo vetëm që duhet të bëhet, por të jetë e pavarur dhe autonome.

21 Tetor 2025, 10:58 Nga I.A
Presidentja e Komisionit të Venecias: Drejtësia duhet të
Hanna Suchocka

TIRANË- Presidentja e Komisionit të Venecias, Hanna Suchocka ka vlerësuar hapat e bërë nga Shqipëria drejt reformimit të sistemit gjyqësor si madhorë. Gjatë fjalës së saj në konferencën “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Europës dhe Komisioni i Venecias”, u shpreh se drejtësia jo vetëm që duhet të bëhet, por të jetë e pavarur dhe autonome.

“Bërja e reformës së gjyqësorit është një prej detyrave më të vështira, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë vendet komuniste, mendësinë sesi mund të bëhej që gjyqtarët të jenë të pavarur. Dhe kur krahasojmë opinionet e dhëna nga Këshilli i Venecias, shohim që një numër i madh i kushtohet reformës së gjyqësorit një nga opinionet e para që ka dhënë komisioni, është thënë që drejtësia jo vetëm duhet të bëhet, por të jetë e pavarur dhe autonome. Ne e dimë që institucionet kanë qenë të dobësuara. Reforma në drejtësi, jo vetëm që solli ndryshime në gjyqësor, por edhe në mendësinë e njerëzve të cilët rritën nivelin e besimit,” tha ajo./Dosja.al

hanna suchocka

Sondazh

Poll