20 Tetor 2025, 16:05
Nga E.d
Foto ilustruse
FRANCË- Muzeu i Luvrit i cili u përball me një vjedhje spektakolare është muzeu i cili përfaqëson një histori dhe kulturë evropiane. Muzeu i Luvrit nuk është vetëm muzeu më i famshëm në botë, por është edhe një pasqyrë e historisë dhe kulturës evropiane. Por, kjo nuk është vjedhja e parë e këti lloj në muzeumet e Francës. Mediat e huaja shkruajnë se një piktor italian vodhi pikturën e famshme të “Mona Lisës” në vitin 1911. Më 21 gusht 1911, artizanati italian Vincenzo Perugia, një ish-punonjës i muzeut, vodhi pikturën e Leonardo da Vinçit, duke e hequr nga korniza dhe duke u larguar nga dera e pasme.
Piktura u zbulua më në fund në Firence në vitin 1913, kur Perugia u përpoq t'ia shiste një tregtari italian arti. Më para kësaj kishte ndodhur edhe një vjedhje tjetër, ku vitet 1906 dhe 1907 dy koka guri iberike u vodhën nga muzeu. Në vitin 1966 disa bizhu të lashta, të cilat po ktheheshin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës u vodhën rrugës për në Francë. Kjo ishte një ngjarje e rëndë për botën e artit, pasi jo vetëm humbën disa objekte të lashta kulturore, por edhe vlera e tyre monetare ishte shumë e lartë për kohën.
Edhe pse vjedhjet ishin kufizuar në fillim të shekullit të 21-të, muzeu nuk ishte kurrë plotësisht i lirë nga rreziku. Në orët e para të 19 tetorit, katër grabitës hynë me forcë në Luvër duke përdorur një sharrë elektrike, për të thyer xhamat. Në më pak se shtatë minuta, ata hynë me forcë në dy vitrina në "Sallonin Apollo" dhe vodhën tetë deri në nëntë objekte: diadema, gjerdanë, vathë nga koleksionet e Mbretëreshave Marie-Amelia, Hortense, Marie-Louise dhe Perandoreshës Eugenie .
Policia franceze ka ngritur një ekip special për rastin, por që nga tetori 2025, ata ende nuk i kanë gjetur sendet e vjedhura. Që nga themelimi i tij si muze në vitin 1793, Luvri ka regjistruar zyrtarisht rreth dhjetë vjedhje ose grabitje të mëdha. Në dy vitet e fundit, sipas shifrave nga Ministria Franceze e Kulturës, incidentet e sigurisë në muzetë kombëtare janë rritur me 17% krahasuar me dy vitet e mëparshme. Kjo e ardhur kryesisht për shkak të grupeve të organizuara që synojnë objekte me vlerë të lartë./Dosja.al
muzeu i luvrit francë grabitje
Bota
20 Tetor 2025, 15:39
E.d
Foto ilustruse
RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe homologu i tij amerikan Marco Rubio, do të zhvillojnë së s...
Bota
20 Tetor 2025, 15:15
M.L
J.D. Vance
SHBA- Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance pritet të mbërrijë në Tel Aviv të mar...
Bota
20 Tetor 2025, 15:09
I.A
SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, njëherësh kryetar i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se partia e tij ka fituar mbi 3...
Bota
20 Tetor 2025, 13:53
I.A
Trump dhe Zelensky
BUDAPEST- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se është i gatshëm të shkojë në Budap...
Bota
20 Tetor 2025, 11:25
I.A
Foto Ilustruese
UKRAINË- Bashkimi Evropian është afër që të ofrojë trajnimin e trupave ukrainase brenda Ukrainës d...
Bota
20 Tetor 2025, 09:43
I.A
Virginia Giuffre
SHBA- Një fragment i ri në të cilin Virginia Giuffre, gruaja që u abuzua nga Jeffrey Epstein dhe G...
Bota
20 Tetor 2025, 09:18
I.A
Foto Ilustruese
GJERMANI- Prej vitesh gjithnjë e më shumë studentë të huaj po i ndjekin universitetet në Gjermani. Cilë...
Bota
20 Tetor 2025, 09:16
I.A
SHKUP- Partia në pushtet, VMRO-DPMNE, shpalli fitore bindëse pas rundit të parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut...
Bota
20 Tetor 2025, 08:58
M.L
Foto ilustruese
MAQEDONI E VERIUT- Në Maqedoninë e Veriut ka përfunduar numërimi pothuajse i plotë i votave në zgjedhjet...
Bota
20 Tetor 2025, 08:51
M.L
Foto ilustruese
HONG KONG- Dy persona vdiqën në orët e para të së hënës në Aeroportin Ndërkombëtar të...