Bota

Ministri i Jashtëm i Rusisë dhe i Amerikës do të zhvillojnë një bisedë telefonike, pritet të diskutohet mbi agjendën dy palëshe të marrëdhënjeve ruso-amerikane

Ministri i Jashtëm rus nuk ka dhënë gjithashtu as vendin ku do të zhvillohet biseda telefonike, mes tij dhe homologut të tij Marco Rubio.

20 Tetor 2025, 15:39 Nga E.d
Ministri i Jashtëm i Rusisë dhe i Amerikës do të
Foto ilustruse


RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe homologu i tij amerikan Marco Rubio, do të zhvillojnë së shpejti një bisedë telefonike. Mediat e huaja raportuan se Ryabkov nuk ka dhënë një afat kohor se kur do të zhvillohet biseda telefonike. Ministri i Jashtëm rus nuk ka dhënë gjithashtu as vendin ku do të zhvillohet biseda telefonike, mes tij dhe homologut të tij Marco Rubio.

Dy ministrat e jashtëm të vendeve si Rusia dhe Amerika do ta zhvillojnë këtë bisedë telefonike, për të diskutuar mbi agjendën dy palëshe të marrëdhënjeve ruso-amerikane. Në këtë bisedë telefonike do të diskutohet edhe mbi çështjet ekonomike të dy vendeve. Pritet që në ditën në vijim zyrtarët rusë dhe amerikanë, të diskutojnë mbi përgatitjet për një samit të ri midis presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin. Kjo u bë e ditur pas telefonatës të zhvilluar mes dy presidentëve javët e fundit./Dosja.al

 

rusi amerika takim

Sondazh

Poll