Sport

Xabi Alonso pas fitores ndaj Getafes: "Nuk më pëlqen që njerëzit thonë se ne varemi vetëm nga Kylian Mbappé"...

Në një konferencë për shtyp pas fitores së zbehtë 1-0 të Real Madridit ndaj Getafes, trajneri Xabi Alonso tha se ishte "shumë i lumtur" me Kylian Mbappé, por refuzoi të pranonte që skuadra e tij ishte e varur nga francezi.

20 Tetor 2025, 09:00 Nga DOSJA

Xabi Alonso pas fitores ndaj Getafes: "Nuk më pëlqen që

SPANJE - Edhe një herë, Kylian Mbappé kontribuoi shumë në fitoren e Real Madridit kundër Getafes jashtë fushe.

I përballur me një mbrojtje të pozicionuar mirë, lojtari ndërkombëtar francez (93 ndeshje, 53 gola) ia doli të thyente barazimin ekipit vendas në fund të ndeshjes (80’), duke i dhënë ekipit të tij një fitore 1-0.

I pyetur në një konferencë për shtyp në lidhje me varësinë e ekipit të tij nga performancat e qendërsulmuesit, aktualisht golashënuesi më i mirë i ligës (10 gola), Xabi Alonso refuzoi ta pranonte këtë mundësi:

"Nuk do ta thoja këtë. Jemi shumë të kënaqur me formën e tij. Ai është vendimtar. Por ne kemi nevojë për të gjithë. Golat sjellin pikë, kjo është e qartë, por nuk më pëlqen që njerëzit të thonë se ne varemi nga Mbappé. Ka shumë punë pas kësaj", tha ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll