Aktualitet

Pësoi djegie të rënda pas zjarrit në banesë! Vogëlushja nga Maliqi shtrohet në QSUT, ministria e Shëndetësisë njoftim për gjendjen e 6-vjeçares: Është në gjendje kritike

Mësohet se e mitura është pritur në urgjencën e Shërbimit të Djegie-Plastikës, ku ekipi mjekësor ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me mjekët që e shoqëronin gjatë rrugës nga Korça në Tiranë.

19 Tetor 2025, 20:09 Nga M.L
Pësoi djegie të rënda pas zjarrit në banesë!
Foto ilustruese

TIRANA- Në orët e mbrëmjes së të dielës, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka mbërritur 6-vjeçarja Nefeli Hazisllari, e cila mbeti rëndë e plagosur nga zjarri tragjik në Maliq, ku humbën jetën nëna dhe vëllai i saj. Mësohet se e mitura është pritur në urgjencën e Shërbimit të Djegie-Plastikës, ku ekipi mjekësor ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me mjekët që e shoqëronin gjatë rrugës nga Korça në Tiranë.

Pak minuta pas mbërritjes së vajzës në QSUT, në spital ka mbërritur edhe Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala e shoqëruar nga drejtoresha e QSUT-së, Anxhela Paparizo. Ato po ndjekin nga afër situatën, në komunikim të vazhdueshëm me ekipin e përbashkët mjekësor.

Sipas njoftimit zyrtar, e mitura ndodhet në gjendje kritike për jetën, për shkak të djegieve të shumta në trup. Ajo po trajtohet në Shërbimin e Terapisë Intensive të Pediatrisë në QSUT, nën kujdesin e një ekipi të specializuar mjekësh.

NJOFTIMI:

Në orët e mbrëmjes, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka mbërritur për trajtim mjekësor 6-vjeçarja, N.A, e lënduar nga ngjarja e rëndë sot në Maliq, ku pasi djegies së banesës mbeti e lënduar, ndërsa nëna dhe vëllai i saj humbën jetën. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se vogëlushja u prit në urgjencën e Shërbimit të Djegie-Plastikës nga ekipi mjekësor, i cili ishte në komunikim të vazhdueshëm me mjekët, që e shoqëronin gjatë transportit nga Korça drejt Tiranës.

Pas vlerësimit të gjendjes shëndetësore, e mitura, aktualisht në gjendje kritike për jetën, u hospitalizua menjëherë në Shërbimin e Terapisë Intensive të Pediatrisë në QSUT, ku po trajtohet nga mjekët pediatër, reanimatorë dhe specialistët e djegie-plastikës, sipas të gjitha protokolleve mjekësore në fuqi./ Dosja.al

zjarri ne maliq

Sondazh

Poll