Aktualitet

Zjarri tragjik në Maliq! Mbërrin në QSUT vogëlushja, flet xhaxhai i 6-vjeçares: Të dy fëmijët të sëmurë me autizëm, babai i punonte në ndërtim

Në një rrëfim për mediat, xhaxhai i vajzës tregoi se e mitura ka dalë vetë nga banesa e përfshirë nga flakët, ndërsa ndihma e parë i është dhënë nga fqinjët e saj, të cilët e kanë nxjerrë dhe njoftuar menjëherë ambulancën. E mitura ka pësuar djegie të konsiderueshme, ndërsa po i nënshtrohet ekzaminimeve dhe mjekimeve të specializuara në Tiranë.

19 Tetor 2025, 18:26 Nga M.L
Zjarri tragjik në Maliq! Mbërrin në QSUT vogëlushja, flet
Foto nga vendngjarja

TIRANA- Ngjarja tragjike që tronditi Maliqin këtë të diel, mori jetën e Merjeme Hazisllarit, dhe djalit të saj Luka Hazisllari, 14 vjeç. Ndërkohë, vajza 6-vjeçare e familjes, Nefeli Hazisllari, është në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në repartin e djegie-plastikës në QSUT.

Në një rrëfim për mediat, xhaxhai i vajzës tregoi se e mitura ka dalë vetë nga banesa e përfshirë nga flakët, ndërsa ndihma e parë i është dhënë nga fqinjët e saj, të cilët e kanë nxjerrë dhe njoftuar menjëherë ambulancën. E mitura ka pësuar djegie të konsiderueshme, ndërsa po i nënshtrohet ekzaminimeve dhe mjekimeve të specializuara në Tiranë.

Zjarri dyshohet të ketë rënë nga një sobë me dru, e përdorur për ngrohje, ndërsa hetimet për rrethanat e plota të ngjarjes janë në vijim./ Dosja.al

 

zjarri ne maliq merjeme hazisllari luka hazisllari nefeli hazisllari

Sondazh

Poll