Aktualitet

Nëna dhe vëllai ndërruan jetë nga flakët, DETAJE të rënda nga QSUT, vogëlushes Nefeli rrezikohet t'i priten duar e këmbë nga djegiet e rënda

Të ndjerët janë Luka Hazisllari, 14 vjeç, dhe nëna e tij, Mejreme Hazisllari, të cilët humbën jetën nga asfiksia dhe plagët e marra në përpjekje për t’u shpëtuar flakëve. Ndërkohë, vajza 6-vjeçare e familjes, Nefeli Hazisllari, ndodhet në gjendje të rëndë dhe është transportuar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë.

19 Tetor 2025, 19:29 Nga M.L
Nëna dhe vëllai ndërruan jetë nga flakët, DETAJE
Momenti kur e mitura mbërriti në QSUT

TIRANA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Maliqit, ku një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë banesën e familjes Hazisllari, duke shkaktuar dy viktima dhe një fëmijë në gjendje kritike. Të ndjerët janë Luka Hazisllari, 14 vjeç, dhe nëna e tij, Mejreme Hazisllari, të cilët humbën jetën nga asfiksia dhe plagët e marra në përpjekje për t’u shpëtuar flakëve. Ndërkohë, vajza 6-vjeçare e familjes, Nefeli Hazisllari, ndodhet në gjendje të rëndë dhe është transportuar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë.

Burime për mediat nga spitali bëjnë me dije se e mitura, e diagnostikuar me autizëm, ka pësuar djegie të rënda në gjymtyrë dhe ndodhet në reanimacion, e intubuar, dhe se ekziston rreziku i amputimit të duarve dhe këmbëve, për shkak të dëmtimeve ekstreme që ka pësuar trupi i saj. Të dy fëmijët ishin të diagnostikuar me sindromën e autizmit, ndërsa familja Hazisllari jetonte në kushte të vështira ekonomike./ Dosja.al

tragjedia e maliqit zjarr ne maliq familja hazisllari

Sondazh

Poll