Aktualitet

"Do merrem personalisht me ty", publikohet AUDIO e përplasjes në gjyq mes avokatit Bajrami dhe Prokurorit Ceka: Nuk funksionon me kërcënime, të nxjerr përjashta

Në një moment të tensionuar, ai dëgjohet duke thënë se “do të merret personalisht me prokurorin”, deklaratë që shkakton reagimin e menjëhershëm të gjyqtares Megi Strakosha, e cila e qorton për gjuhën e përdorur.

19 Tetor 2025, 09:48 Nga M.L
"Do merrem personalisht me ty", publikohet AUDIO e përplasjes
Foto ilustuese

ELBASAN- Audioja nga seanca gjyqësore në Gjykatën e Elbasanit, ku është regjistruar një përplasje mes avokatit Ulian Bajrami dhe prokurorit Gjergj Ceka, është bërë publike sot. Materiali audio, i shpërndarë në rrjetet sociale nga avokati Arben Llangozi, tregon momentet kur Bajrami kundërshton me forcë pretendimet e prokurorisë, duke i cilësuar të dhënat e paraqitura si të pavërteta.

Në një moment të tensionuar, ai dëgjohet duke thënë se “do të merret personalisht me prokurorin”, deklaratë që shkakton reagimin e menjëhershëm të gjyqtares Megi Strakosha, e cila e qorton për gjuhën e përdorur.


Pas incidentit, avokati është thirrur në komisariat për të dhënë shpjegime dhe më pas është arrestuar. Ndaj tij rëndojnë disa akuza: “Kanosje për shkak të detyrës”, “Kundërshtim dhe goditje e gjyqtarit” si dhe “Kanosje e gjyqtarit”.

DEBATI:

Avokati Ulian Bajrami: Bazohet te disa prova, një ndër to tregon që ka pasqyrim të rreme të të dhënave, dhe do të merrem personalisht edhe me prokurorin...

Gjyqtarja Megi Strakosha: Avokat nuk funksionon me kërcënim në sallën e gjyqit. Nuk ka rëndësi se çfarë do të bëni ju jashtë kësaj salle. Do të marr masa nga ato që parashikon Kodi i Procedurës. Ky lloj komunikimi në këtë sallë gjyqi me mua si gjyqtare nuk të lejohet. Përqendrohu te mbrojtja e të pandehurit tënd ose do të caktohet një avokat kryesisht dhe do të të nxjerr përjashta. Paralajmërimi i fundit.

Avokati: Mesa pashë konstatoj pasqyrim të të dhënave të rreme. / Dosja.al

ulian bajrami gjergj ceka

Sondazh

Poll