Aktualitet

Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe vranësira të pakta, parashikimi i motit për sot

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare përgjatë ultësirës perëndimore ndërsa në relievet malore në lindje mot me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

19 Tetor 2025, 07:23 Nga E.d
Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe vranësira të pakta,
Foto ilustruse

TIRANË- Ditën e diel vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare përgjatë ultësirës perëndimore ndërsa në relievet malore në lindje mot me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

Në relievet malore në lindje në orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu të herëpashershme, afatshkurtra dhe intensitet të ulët. Mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim i reduktuar përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era pritet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s./Dosja.al

moti tirana vranësira

Sondazh

Poll