Aktualitet

Po punonte ullinjtë, shpërthen granata në Himarë, lëndohet 85-vjeçari

Mësohet se granata ndodhej në tokën e një të moshuari dhe ka plasur teksa po punonte ullinjtë. 

18 Tetor 2025, 16:06 Nga I.A
Po punonte ullinjtë, shpërthen granata në Himarë,
Foto Ilustruese

HIMARË- Një granatë ka plasur ditën e sotme në në lagjen Livadhë të Himarës. Mësohet se granata ndodhej në tokën e një të moshuari dhe ka plasur teksa po punonte ullinjtë. 

Nga plasja, ka mbetur i lënduar një 85-vjeçar. I moshuari është dërguar në spitalin e Vlorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Njoftimi i Plotë:

Himarë/Informacion paraprak Sot, në lagjen “Livadhë”, Himarë, në një sipërfaqe toke (ullishte), shtetasi K. K., 85 vjeç, duke punuar në tokën e tij, ka marrë dëmtime në këmbë, si pasojë e shpërthimit të një granate dore, e cila ndodhej e fshehur në rrënjët e një ulliri. Shtetasi K. K. aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./Dosja.al

plas granata

Sondazh

Poll