Aktualitet

SPAK kryen kontrolle te zyra dhe shtëpia e Administratorit të OSHEE-së, i sekuestrohet telefoni, PC dhe dokumente

Mësohet se gjatë kontrolleve, SPAK ka sekuestruar aparatin e telefonit, kompjuterin dhe disa dokumente.

18 Tetor 2025, 21:28 Nga I.A
SPAK kryen kontrolle te zyra dhe shtëpia e Administratorit të
Enea Karakaçi

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar disa kontrolle në zyrën dhe banesën e administratorit të OSHEE-së, Enea Karakaçi. Mësohet se gjatë kontrolleve, SPAK ka sekuestruar aparatin e telefonit, kompjuterin dhe disa dokumente.

Këto kontrolle kanë marrë spunto nga një çështje penale e regjistruar në SPAK, për veprën penale “Shkeljes së pabarazisë në tendera”, “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit”. Kontrolli i banesës dhe zyrës së Enea Karakaçit është kryer pikërisht ditën e Enjte, kur SPAK dhe BKH-ë realizoi kontrolle edhe tek ish-deputeti i PS, Bardhyl Kollçaku./Dosja.al

enea karakaçi bardhyl kollçaku

Sondazh

Poll