Bota

Takimi Trump- Zelensky/ Çfarë po diskutojnë dy liderët në Shtëpinë e Bardhë

BBC shkruan se kjo luan pjesën e dytë të strategjisë së Zelenskyt, për të thënë se e vetmja pengesë për t'i dhënë fund luftës është Putini.  

17 Tetor 2025, 20:38 Nga E.d
Takimi Trump- Zelensky/ Çfarë po diskutojnë dy liderët
Foto ilustruse

SHBA- Zelensky po përpiqet të shfrytëzojë faktin se Trump ndihet qartë optimist për armëpushimin e tij në Gaza. Ai ka thënë se Trump mund të përdor këtë si shembull për t'i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës. BBC shkruan se kjo luan pjesën e dytë të strategjisë së Zelenskyt, për të thënë se e vetmja pengesë për t'i dhënë fund luftës është Putini.  
 
Sipas asja çfarë raportojnë mediat e huaja, Trump nuk është dukur shumë i vendosur për shpresat e Zelenskyt për raketat Tomahawk të prodhuara në SHBA. Presidenti Trump është pyetur nga gazetarët, nëse ai ende e konsideron Rusinë si më pak kërcënuese nga sa duket. Për këtë Trump tha  se Putini duhet ta kishte fituar luftën brenda një jave nëse tanket e Rusisë nuk do të mbeteshin në baltë. 

"Në luftë ke shumë fat gjithashtu", tha Trump.


 Gazetarët e pyetën Trumpin nëse kërcënimi i SHBA-së që t'i japë raketa Tomahawk Ukrainës, po e sjell Putinin në tryezën e bisedimeve. Trump ka thënë se nuk mund ta thotë këtë dhe se thjesht dëshiron të bëjë një marrëveshje. Dhënia e raketave Tomahaëk Ukrainës mund të nënkuptojë përshkallëzim më të madh, shumë gjëra të këqija mund të ndodhin. Ai thotë se edhe SHBA-së i duhen raketa Tomahaëk, dhe se ata nuk duam të japim gjëra që na duhen për të mbrojtur vendin e tyre./Dosja.al
 

tomahawk gaza ukrainë

Sondazh

Poll