Bota

Takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Zelenskyy ofron mijëra dronë në këmbim të raketave Tomahawk! Trump: Sulmet tuaja në territorin rus do të përshkallëzonin konfliktin

Presidenti amerikan Donald Trump tha gjatë takimit me presidentin Zalenskyy se goditjet e Ukrainës brenda territorit rus do të përfaqësonin një përshkallëzim të luftës. 

17 Tetor 2025, 20:06 Nga E.d
Takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Zelenskyy
Foto ilustruse

SHBA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është takuar sot me homologun e tij Presidentin e Amerikës Donald Trump. Presidenti amerikan, Donald Trump tha gjatë takimit me presidentin Zalenskyy se goditjet e Ukrainës brenda territorit rus do të përfaqësonin një përshkallëzim të luftës. Ai u pyet nga gazetarët nëse administrata e tij do të lejonte Kievin të ndërmerrte sulme të tilla, ai u përgjigj se do të diskutonin për këtë. 

Një gazetar ukrainas i propozoi Trump-it, gjatë konferencës për shtyp, që Shtetet e Bashkuara t’i japin Ukrainës raketat Tomahawk. Kjo pasi sipas gazetarit është një veprim i tillë do të balanconte situatën në fushën e betejës, pasi Rusia ka përdorur raketa të ngjashme që nga viti 2022.

Presidenti i Amerikës Trump e quajti këtë një pyetje të drejtë. Ai  tha është saktësisht ashtu siç të tha ai, duke treguar me gisht nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Presidenti ukrainas propozoi në këtë takim një marrëveshje bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara. Ai tha se Ukraina mund të furnizojë Uashingtonin me mijëra dronë nëse SHBA lejon përdorimin e raketave Tomahaëk nga Kievi.

I pyetur nëse një marrëveshje e tillë do të ishte me interes për administratën e tij, presidenti Donald Trump u përgjigj:

“Po, do të ishte. Aktualisht kemi shumë dronë. Ne prodhojmë vetë dronë, por gjithashtu blejmë edhe nga të tjerët dhe ata  prodhojnë dron shumë të mirë.”

Trump u pyet nëse marrëveshja e armëpushimit në Gaza mund të përdoret për të arritur një marrëveshje me Rusinë dhe Ukrainën. Trump tha se  mendon se po. Presidenti amerikan tha se ishte një përpjekje që askush nuk mendonte se mund të bëhej. BBC shkruan se Trump ia atribuon marrëveshjen e paqes sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit dhe tha se 59 vende ishin të përfshira.

"Na u desh ta shtronim tryezën siç duhet. Mendoj se tryeza është shtruar siç duhet edhe këtu tani. Do të jetë një nder i madh." tha ai./Dosja.al

donald trump volodymyr zelensky shba

Sondazh

Poll