Bota

Vendosën 1 kilogramë tritol në makinën e tij, reagon gazetari italian: Mund të kishin vrarë vajzën time, tani lëviz me makinë të blinduar

Ranucci ka deklarua se tashmë ai lëviz me një makinë të blinduar.

17 Tetor 2025, 17:07 Nga E.d
Vendosën 1 kilogramë tritol në makinën e tij, reagon
Sigfrido Ranucci

ITALI- Gazetari italian dhe prezantuesi i emisionit investigativ “Report”, Sigfrido Ranucci ka reaguar, pasi sulmit që u bë ndaj tij. Një pajisje shpërthyese u vendos nën makinën e tij, pak ditë më parë. Ranucci ka deklarua se tashmë ai lëviz me një makinë të blinduar. Ai ka thënë se sulmi, i cili ka pasur shenjestër atë ka qenë për arsyeje të punës që ai ushtron.

"Tani më kanë dhënë një  makinë të blinduar . Më parë, kisha vetëm një mbrojtës, pavarësisht kërcënimeve të shumta që kam marrë dhe gjithçkaje që ka ndodhur. Nuk jam ankuar kurrë, por më është dukur absurde. Sidomos sepse këtë herë është e qartë se ishte dikush që i di lëvizjet e mia," tha ai.

Sipas gazetarit italian personi, i cili ka vendosur bombën në maikën e tij, ka qenë në dieni të çdo lëvizje të tij. Mediat iltailane shkruajnë se në maiknën e Sigfrido Ranucci ishte vendosur një kilogram lëndë plasëse. Ranucci është shprehur i revoltuar pasi, ka thënë se kjo ngjarje mund të kishte lënduar vajzën e tij.

"Vajza ime kaloi përpara makinës sime disa minuta para shpërthimit. Ata mund të kishin vrarë dikë, mund të kishin vrarë vajzën time. Ata përdorën të paktën një kilogram eksploziv." tha gazetari.

Gazetari iltalian tha se muaj e fundi është përballur me disa kërcënime. Kjo për shkak të punës së tij dhe investiigimit të dosjeve me rëndësi madhre.

"Ekziston një klimë izolimi dhe delegjitimizimi ndaj meje. Në muajt e fundit, kam marrë disa kërcënime, të cilat janë raportuar të gjitha, më dërguan një plumb P38, jam ndjekur nga individë të identifikuar nga sigurimi im dhe kam qenë subjekt i dosjeve, madje edhe nga jashtë vendit." deklaroi Ranucci./Dosja.al

 

sigfrido ranucc itali gazetari italian

Sondazh

Poll