Bota

Përfshirja në skandalin “Epstein”/ Princi Andrew heq dorë nga titujt mbretërorë: Nuk do të përdor më titujt dhe nderimet që më janë dhënë

Përmes deklaratës Andrew ka noftuar se ky hap ka ardhur pas konsultimin me Mbretin dhe familjen e tij, për shkak të akuzave të vazhdueshme ndaj tij për përfshirjen në skandalin “Epstein”. Princi thekson se i mohon me forcë akuzat ndaj tij dhe shton se ka vendosur, si gjithmonë, të vë përpara detyrën ndaj familjes dhe vendit tij.

17 Tetor 2025, 20:10 Nga E. D
Përfshirja në skandalin “Epstein”/ Princi Andrew heq
Princi Andrew

SHBA- Princi Andrew ka njoftuar në një deklaratë zyrtare të bërë publike sot se do të heqë dorë nga të gjithë titujt e tij mbretërorë, përfshirë edhe titullin “Duka i York-ut”. Përmes deklaratës Andrew ka noftuar se ky hap ka ardhur pas konsultimin me Mbretin dhe familjen e tij, për shkak të akuzave të vazhdueshme ndaj tij për përfshirjen në skandalin “Epstein”. Princi thekson se i mohon me forcë akuzat ndaj tij dhe shton se ka vendosur, si gjithmonë, të vë përpara detyrën ndaj familjes dhe vendit tij.

“Në konsultim me Mbretin, si dhe me familjen time të ngushtë dhe të gjerë, kemi arritur në përfundimin se akuzat e vazhdueshme ndaj meje po e largojnë vëmendjen nga puna e Madhërisë së Tij dhe Familjes Mbretërore. Kam vendosur, si gjithmonë, të vë përpara detyrën ndaj familjes dhe vendit tim.

Qëndroj pas vendimit tim të pesë viteve më parë për t’u tërhequr nga jeta publike. Me miratimin e Madhërisë së Tij, mendojmë se duhet të shkoj një hap më tej. Prandaj, nuk do të përdor më titujt apo nderimet që më janë dhënë. Siç kam deklaruar më parë, i mohoj me forcë akuzat ndaj meje”, deklaron ai.

Siç raporton BBC, fëmijët e Princit Andrew, Princesha Beatrice dhe Princesha Eugenie, do të mbajnë titujt e tyre. Andrew nuk do të marrë më pjesë në ngjarjet festive të familjes mbretërore për Krishtlindje dhe ish-gruaja e tij, Sarah Ferguson, nuk do ta përdorë më titullin Dukeshë e York-ut.

Gjithashtu raportohet se Princi Andrew do të heqë dorë nga titulli Kalorës i Kryqit të Madh të Urdhrit Mbretëror Viktorian (GCVO) dhe nga titulli Kalorës i Urdhrit të Dorezës për tu bërë Kalorës Mbretëror i Urdhrit Më Fisnik të Dorezës. Vëllai i Mbretit Charles do të mbajë titullin e dukës, i cili mund të hiqet vetëm me një Akt Parlamentar, por ai nuk do të jetë në gjendje ta përdorë atë.

Ndërkohë, mediat britanike raportojnë se Andrew do të mbetet princ pasi titulli i përket atij që nga lindja. Princi Andrew nuk ishte më pjesë e aktiviteteve zyrtare mbretërore që nga viti 2019 dhe kishte humbur të drejtën për të përdorur titullin “Lartësia e Tij Mbretërore” (HRH). Ai është përballur me presion të madh publik për shkak të lidhjeve të tij me abuzuesin seksual Jeffrey Epstein, përfshirë edhe pikëpyetjet mbi kohën se kur kishte ndërprerë realisht kontaktet me të./Dosja.al

princi andrew

Sondazh

Poll