Aktualitet

Nga protesta për ish-krerët e UÇK tek Maratonat e fundjavës! Policia publikon plan masash: Ja rrugët dhe oraret që do të bllokohet qarkullimi

Në njoftim theksohet se masat kanë për qëllim sigurimin e rendit publik dhe mbarëvajtjen e lëvizjes në Tiranë, duke përfshirë protesta, aktivitete sportive dhe kulturore.

17 Tetor 2025, 14:31 Nga M.L
Nga protesta për ish-krerët e UÇK tek Maratonat e
Foto ilustruese

TIRANA- Policia e Tiranës ka publikuar një plan masash për menaxhimin e rendit dhe qarkullimit gjatë tre aktiviteteve me pjesëmarrje të lartë që do të zhvillohen në kryeqytet gjatë ditës së sotme dhe fundjavës. Në njoftim theksohet se masat kanë për qëllim sigurimin e rendit publik dhe mbarëvajtjen e lëvizjes në Tiranë, duke përfshirë protesta, aktivitete sportive dhe kulturore.

Protesta për lirimin e liderëve të UÇK-së: Sot, më 17 tetor 2025, pritet të zhvillohet protesta për lirimin e liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në sheshin “Skënderbej”. Gjatë zhvillimit të tubimit, nga ora 17:00 deri rreth orës 19:00, do të bllokohet përkohësisht qarkullimi në Bulevardin e Ri dhe në zonat përreth.

“Maratona Fan Run” – 18 tetor 2025: Një ditë më vonë, më 18 tetor, do të zhvillohet aktiviteti sportiv “Maratona Fan Run”, për të cilin nga ora 09:00 deri në 11:00 do të kufizohet lëvizja e automjeteve në segmentin që shtrihet nga sheshi “Nënë Tereza” deri te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

“Maratona e Tiranës 2025” – 19 tetor 2025: Ndërkohë, të dielën më 19 tetor 2025, gjatë aktivitetit kryesor “Maratona e Tiranës 2025”, nga ora 08:00 deri në 16:00 do të ketë kufizime të gjera të qarkullimit në disa nga akset më të rëndësishme të kryeqytetit, përfshirë: Sheshi “Nënë Tereza”; Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”; Rruga “Gjergj Filipi”; Rruga “Papa Gjon Pali II”; Rruga “Ismail Qemali” ; Bulevardi “Bajram Curri”; Rruga “George W. Bush”; Rruga “Abdi Toptani” ;  Bulevardi “Zog I” dhe Bulevardi i Ri; Rrugët “Ded Gjo Luli”, “Durrësit”, “Kavajës”, “Myslym Shyri”, “Ibrahim Rugova”, “Lek Dukagjini”' Bulevardi “Zhan D’Ark” (nga ura e Gjykatës deri te ura e “Taiwan”); Bulevardi “Bajram Curri” (nga ura e Gjykatës së Rrethit deri te ura e “Taiwan”).

Gjatë kësaj periudhe, linjat e transportit urban që kalojnë nëpër bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshin “Nënë Tereza” do të pezullohen përkohësisht, si dhe në të gjitha segmentet që ndërpriten nga itinerari i maratonës.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Plane të posaçme veprimi janë hartuar dhe kanë nisur zbatimin, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tri aktiviteteve me pjesëmarrje të lartë, që do të zhvillohen në kryeqytet gjatë ditës së sotme dhe gjatë fundjavës. Planet synojnë gjithashtu të lehtësojnë trafikun, të orientojnë qytetarët dhe të garantojnë sigurinë publike.

Në këtë kuadër, informojmë qytetarët se:

-do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit në Bulevardin e Ri, gjatë zhvillimit të tubimit të sotëm në sheshin “Skënderbej”, konkretisht prej orës 17:00 deri rreth orës 19:00;

-më datë 18.10.2025, gjatë aktivitetit “Maratona Fan Run”, nga ora 09:00 deri në 11:00, do të kufizohet lëvizja në segmentin nga sheshi “Nënë Tereza” deri te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”;

-më datë 19.10.2025, gjatë aktivitetit sportiv “Maratona e Tiranës 2025”, do të ketë kufizim të qarkullimit të automjeteve nga ora 08:00 deri në 16:00, në zonat/segmentet rrugore: sheshi “Nënë Tereza”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, bulevardi “Bajram Curri”, kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit, rruga “George Ë. Bush”, rruga “Abdi Toptani”, bulevardi “Zog I”, Bulevardi i Ri, rruga “Ded Gjo Luli”, Rruga e “Durrësit”, Rruga e “Kavajës”, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark” (nga ura e Gjykatës deri te ura e “Taiwan”), bulevardi “Bajram Curri” (nga ura e Gjykatës së Rrethit deri te ura e “Taiwan”), rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Lek Dukagjini”.

Gjithashtu, informojmë se për të garantuar mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, itinerari i mjeteve të transportit urban, do të pezullohet përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshit “Nënë Tereza”, si dhe në të gjitha segmentet rrugore që kryqëzohen me itinerarin e sipërcituar, nga ora 08:00 deri në 16:00, të datës 19.10.2025.

Më tej, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve për transport të përzier, teknologjikë dhe atyre për transport pasagjerësh (përveç mjeteve të transportit urban qytetas), në brendësi të Unazës së Madhe, më datë 19.10.2025, nga ora 08:00 deri në 16:00.

Informojmë se qarkullimi i mjeteve të Emergjencës dhe i Policisë së Shtetit do të vijojë normalisht në të gjitha itineraret e lartpërmendura.

Policia e Tiranës fton qytetarët që të shmangin lëvizjen me mjete, në zonat ku do të ketë kufizime, të përdorin rrugë alternative dhe të respektojnë udhëzimet e punonjësve të Policisë, në terren./ Dosja.al

policia e tiranës

Sondazh

Poll