Aktualitet

Atentati në Shkozet/ Dëshmon në GJKKO vëllai i "Rrumit": Na ra si bombë! Ai është ende thuajse invalid, Plaurent Dervishajn e kam njohur si kontigjent kriminal

Gjatë dëshmisë së tij, Muça është shprehur se Plaurent Dervishajn, një nga të akuzuarit për atentatin, e njeh si kontingjent kriminal.

17 Tetor 2025, 12:21 Nga M.L

Atentati në Shkozet/ Dëshmon në GJKKO vëllai i

TIRANA- Vullnet Muça, i arrestuar më 2 tetor me kërkesë të SPAK nën akuzën për tjetërsim pronash, ka dëshmuar sot në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) në lidhje me atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj dhe ngjarjet kriminale ku dyshohet të jetë përfshirë vëllai i tij, Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi i Shijakut”. Gjatë dëshmisë së tij, Muça është shprehur se Plaurent Dervishajn, një nga të akuzuarit për atentatin, e njeh si kontingjent kriminal.

Muça shton më tej se kur ndodhi atentati e mori vesh nga mediat dhe 'i ra si bombë' pasi sipas tij në atë kohë nuk kishin as konflikte me askënd. Vëllai i "Rrumit t Shijakut" dëshmon më tej se i vëllai ëdhë sot e kësaj dite është thuajse invalid, duke shtuar se me ish-prokurorin Arjan Ndoja është takuar 2-3 herë përpara ngjarjes e disa herë më pas.

Vullnet Muça vëllai i Aleksandër Lahos: Plaurent Dervishaj, Julian Meçen, Amar Shkëmbin, Redjan Rraja, Ariol Halilaj etj… nuk i njohur i kam dëgjuar vetëm si emër. Aleksandër Lahon e kam vëlla. Në kohën kur është plagosur vëllai, kam qenë duke bërë palestër, e pash te titrat në televizor dhe më pas i hipa makinës dhe shkova në spital. Mora vesh qe ka qenë në makinë me Andi Malokun dhe Arjan Ndoj. Në atë kohë na ra si bombë, sepse nuk kemi pasur mosmarrëveshje me palën tjetër. Kemi qenë në gjendje duke u interesuar në spitale me vëllain.

Dhe sot ai është thuajse invalid. Ai tha erdhën dhe na gjuajtën nga mbrapa, një plumb e kapi në kokë dhe i ka rënë si traume, nuk mbante mend asgjë. Jemi munduar të mësojmë të vërtetën, sepse me njerëzit që e bënë atentatin ne nuk kemi pasur mosmarrëveshje.

Nuk mund ta dimë se kush e ka bërë, sepse s kemi pasur konflikte me njeri. Arjan Ndoj e kam takuar 2-3 herë para ngjarjes, pas ngjarjes u takuam disa herë për atë që ndodhi. Ai tha t ja lëmë kohës për te kuptuar se nga na erdhi kjo punë. Në atë momente ne ishin të tronditur, na ra si bombë. Me familjen e Andi Malokut njihemi si bashkëfshatar. Me Andi Malokun njihem sepse shtëpiat i kemi thuajse ngjitur.

Aleksandër Laho në 2019-2020 ka përdorur një benz të zi. Arben Manecin e njoh, ka qenë komshi me ne në Sukth. Kohët e fundit dhe unë kam qenë jashtë, s kishim më marrëdhënie. Bashkim Maloku dhe Zamir Ccybja i njoh, i kam komshi. Kunati im punon në portin e Durrësit. Edmond Çekiçin e kam njohur, më ka respektuar, e kam respektuar.

Jam arrestuar për pune mesazhesh. Punë pronësie. Nuk kam lidhje me sigurim kushtet për të kryer vrasje. Bashkim Haxhinë nuk e njihja. Nuk kam falsifikuar dokumente për zonën e Lalzit. Plarent Dervishaj e kam njohur si kontigjent kriminal. Aldo Avdylin nuk e njoh.

rrumi i shijakut vullnet muça aleksander llaho deshmi ne gjkko

Sondazh

Poll