Aktualitet

Vrasja në Poligon! Reagon policia: Ja çfarë dyshohet

Policia konfirmon se 35-vjeçari Bledar Hasani është vetëvrarë me armën që do kryente qitje në Poligon.

17 Tetor 2025, 14:05 Nga M.L
Vrasja në Poligon! Reagon policia: Ja çfarë dyshohet
Foto ilustruese

TIRANA- Policia ka bërë një njoftim zyratr për ngjarjen e rëndë që u raportua pak më parë në kryeqytet. Mësohet se një burrë ka qëlluar veten me armë tek "Action Target Poligoni" në Tiranë. Policia konfirmon se 35-vjeçari Bledar Hasani është vetëvrarë me armën që do kryente qitje në Poligon.

Policia tashmë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes që ka tronditur kryeqytetin.

NJOFTIMI

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, brenda një poligoni në rrugën “Dervish Hima”, dyshohet se është vetëvrarë me armën e zjarrit me të cilën po kryente qitje, shtetasi B. H., 35 vjeç.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat, në bashkëpunim me grupin hetimor, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit./ Dosja.al

bledar hasani action target poligoni

Sondazh

Poll