Politike

"Seancën dje s’e prishi Bardhi, e prishët ju", Boçi shpërthen keq ndaj mazhorancës: S’lini gjë pa sharë pa mikrofon, lini kto viktimizime

Sakaq Boçi nuk ka krsyar aspak Partinë Socialiste, duke i akuzuar se nuk lënë fyerje pa përdor, e i bën thirrje të lënë sjelljen e rrugës dhe viktimizimet. 

17 Tetor 2025, 12:38 Nga M.L
"Seancën dje s’e prishi Bardhi, e prishët ju",
Luciano Boçi

TIRANA- Janë zbardhur diskutime të tjera nga diskutimet në Konferencën e Kryetarëve. Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka akuzuar mazhorancën se po vepron me një strategji të qëllimshme në menaxhimin e punimeve parlamentare. Gjatë fjalës së tij, Boçi theksoi se seanca e djeshme nuk është prishur nga Gazment Bardhi, duke kundërshtuar narrativën e mazhorancës për ngjarjet në Kuvend.

Sakaq Boçi nuk ka krsyar aspak Partinë Socialiste, duke i akuzuar se nuk lënë fyerje pa përdor, e i bën thirrje të lënë sjelljen e rrugës dhe viktimizimet. 

“Po na paraqiteni sot ndryshe. Po luani me butësinë me qellim për të nxjerr sikur në këtë vend problem për përplasje është Gazment Bardhi që mungon sot. Fakti është që seancën dje nuk e prishi Gazment Bardhi, e prishet ju! Nuk është ai fajtor! Madje duhet reagim i fortë politik dhe njerëzor. Po nuk ndodhi kjo ju do vazhdoni ta bëni këtë. Fakti që unë dhe ti jemi më pak emocional, kjo nuk na bën burrë më të mirë as mua as ty. Ju, dje as për procedure nuk ma dhatë fjalën. Devijomi i debatit dhe keqinterpretimit të rregullores ishte arsyeja e revoltës tonë. Nuk pranojmë ta anatemoni kreun tonë të grupit. Sjellja e tij nuk është individuale është përfaqësim i sjelljes tonë. Ne do të reagojmë fort. Dhe mos flisni sikur ne paskemi gjuhe jo etike. Kujt ja thoni këtë?! Unë jam afër jush. Ju nuk lini gjë pa sharë pa mikrofon. Nuk lini fyerje pa përdor. Na i lini këto viktimizime”, tha Boçi.

luçiano boçi

Sondazh

Poll