Politike

Kërkon zëvendësim të masës së sigurisë, mbahet sot seanca në Gjykatën e Lartë për Ilir Metën

Në këtë proces penal, Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, përballen me akuza për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë, lidhur me aktivitetet e lobimit të LSI-së në SHBA.

16 Tetor 2025, 09:44 Nga M.L
Kërkon zëvendësim të masës së sigurisë,
Ilir Meta

TIRANA- Sot në Gjykatën e Lartë pritet të mbahet seanca për shqyrtimin e rekursit të ish-Presidentit Ilir Meta, i cili kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë që i është caktuar më 21 tetor të vitit të kaluar. Fillimisht, seanca ishte caktuar për më 10 tetor, por u shty për shkak të mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor. Shqyrtimi në Dhomë Këshillimi do të nisë në orën 09:30.

Në këtë proces penal, Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, përballen me akuza për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë, lidhur me aktivitetet e lobimit të LSI-së në SHBA.

Në dosjen e njëjtë janë përfshirë edhe nëna e Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, si dhe shtetasit Pirro Xhixho dhe Ema Çoku, të cilët akuzohen për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa Xhixho për korrupsion pasiv në bashkëpunim me zyrtarë të lartë./ Dosja.al

ilir meta monika kryemadhi gjykata e larte

Sondazh

Poll