Politike

"E turpshme se si media e ka injoruar..."/Grenell sulmon Von der Leyen pas vizitës së saj në Kosovë: Gjykata juaj ka mbajtur Presidentin Thaçi për 5 vjet, ju heshtët

Grenell gjithashtu thekson në fund të postimit se është e turpshme se si media e ka injoruar këtë ndjekje penale politike.

15 Tetor 2025, 21:16 Nga E. D
"E turpshme se si media e ka injoruar..."/Grenell sulmon Von der Leyen
Richard Grenell

SHBA- I dërguari i Posaçëm i Trump për misionet speciale të SHBA-së, Richard Grenell, ka reaguar ashpër pas vizitës së Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen në Kosovë. Me anë të një postimi në "X", Grenell kritikon Von der Leyen se po hesht ndërkohë që Gjykata Speciale e Hagës po mban të burgorsur ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Grenell gjithashtu thekson në fund të postimit se është e turpshme se si media e ka injoruar këtë ndjekje penale politike.

Postimi i plotë:

Gjykata juaj e Hagës e ka mbajtur Presidentin Thaçi për 5 vjet. Si mund t’i shpërndani këshilla gjyqësore çdo vendi? Ju qëndruat të heshtur ndërsa Jack Smith arrestoi një President në detyrë, vetëm sepse ai ishte duke shkuar për të takuar Donald Trump për të krijuar një marrëveshje paqeje që përfshinte shpërbërjen e punës së Jack Smith/gjykatës. Është e turpshme se si media e ka injoruar këtë ndjekje penale politike./Dosja.al

 

"E turpshme se si media e ka injoruar..."/Grenell sulmon Von der Leyen

ursula von der leyen richard grenell hashim thaçi kosove hage

Sondazh

Poll