Bota

Incident ajror për Pete Hegseth, avioni bën ulje emergjente në veri të Londrës

Siç raportohet një nga dritaret e avionit kishte pësuar një çarje dhe i detyroi të bënin ulje emergjente.

15 Tetor 2025, 20:54 Nga E. D
Incident ajror për Pete Hegseth, avioni bën ulje emergjente
Pete Hegseth

SHBA- Një incident ajror ka ndodhur gjatë fluturimit të Sekretarit Pete Hegseth, i cili po kthehej me një aeroplan shtetëror nga Brukseli në SHBA. Rreth një orë pas ngritjes, u shfaq një problem dhe piloti u detyrua të devijojë fluturimi për në Britani.

Avioni zbriti menjëherë në një lartësi prej 10.000 këmbësh (rreth 3 kilometra), një veprim që sipas protokolleve të sigurisë ajrore tregon për një problem me presionin në kabinën e pasagjerëve. Siç raportohet një nga dritaret e avionit kishte pësuar një çarje dhe i detyroi të bënin ulje emergjente. Konkretisht avioni u ul për në Bazën Ajrore Mildenhall, në veri të Londrës./Dosja.al

pete hegseth

Sondazh

Poll