Bota

Tragjedi në Bangladesh/ Bie zjarr në një fabrikë veshjesh, 16 viktima dhe dhjetra të plagosur

Autoritetet vendase kanë thënë se shkaku i zjarrit ende nuk dihet, ndërkohë që zjarrëfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve.

15 Tetor 2025, 18:44 Nga E.d
Tragjedi në Bangladesh/ Bie zjarr në një fabrikë veshjesh,
Foto ilustruse

 
BANGLADESH - Një zjarr i madh ka rënë në një fabrikë veshjesh në Bangladesh. Si pasojë e zjarrit, të rënë kanë humbur jetën 16 persona dhe janë plagosur dhjetra të tjerë. Autoritetet vendase kanë thënë se shkaku i zjarrit ende nuk dihet, ndërkohë që zjarrëfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve.
 

"Gjashtëmbëdhjetë trupa janë nxjerrë nga kati i dytë dhe i tretë i fabrikës së veshjeve", thanë autoritetet.

Mediat e huaja shkruajnë se zjarri shpërtheu në katin e tretë të fabrikës katërkatëshe në zonën Mirpur të kryeqytetit, e cila më pas u përhap në një depo kimike që ruante pluhur zbardhues, plastikë dhe peroksid hidrogjeni. Të afërmit e viktimave u mblodhën për të kërkuar të dashurit e tyre, duke mbajtur disa fotografi në dorë. Policia tha se pronarët e fabrikës nuk janë identifikuar ende. Burimet thonë se as fabrika e veshjeve dhe as depoja kimike nuk kishin  ndonjë plan sigurie për mbrojtjen nga zjarri./Dosja.al

bangladesh 16 viktima dhjetra të plagosur

Sondazh

Poll