Bota

Marrëveshja e Paqes në Gaza, Izraeli/ Një nga katër trupat e dorëzuara nga Hamasi nuk përputhet me pengjet

Familjet izraelite janë shfaqur të zemëruara pasi vetëm katër nga 28 pengjet e vdekura të zhdukura janë liruan, kur 20 izraelitët që ishin ende gjallë në Gaza u kthyen në shtëpi.

15 Tetor 2025, 17:26 Nga E.d
Marrëveshja e Paqes në Gaza, Izraeli/ Një nga katër trupat e
Foto ilustruse

IZRAEL - Izraeli ka thënë se një nga katër trupat e dorëzuar nga Hamasi nuk ka të bëjë më asnjë nga pengjet e humbura. The Guardian shkruan se dorëzimi i fundit i pengjeve të mbajtur në Gaza erdhi, pasi qeveria izraelite kërcënoi se do të përgjysmonte fluksin e pritur të ndihmave në Rripin e Gazës. Familjet izraelite janë shfaqur të zemëruara pasi vetëm katër nga 28 pengjet e vdekura të zhdukura janë liruan, kur 20 izraelitët që ishin ende gjallë në Gaza u kthyen në shtëpi.

Marrëveshja e armëpushimit kërkon që Hamasi të bëjë çdo përpjekje për të kthyer trupat e zhdukur në këmbim të 360 palestinezëve të vrarë në luftën në Gaza. Zyrtarët në Kompleksin Mjekësor Nasser në Khan Younis në Gazën jugore thanë se asnjë nga 45 trupat, të cilë kishin marrë nga Izraeli nuk ishte identifikuar dhe se ata kishin mbërritur në objekt me duar dhe këmbë të prangosura.
 
"Disa janë me sy të lidhur dhe ka shenja plagësh nga armë zjarri në disa raste, ndërsa të tjerë janë shtypur nga tanket", tha spitali.
 
Qendra Palestineze, për personat e zhdukur dhe të zhdukur me dhuna i bëri thirrje Izraeli të ofrojë të gjitha informacionet e disponueshme mbi trupat që po dorëzohen. Kjo duke përfshirë emrat e viktimave dhe detajet rreth rrethanave të vdekjes së tyre./Dosja.al

gaza izrael pengje

Sondazh

Poll