Bota

Hamasi i dorëzon sonte Izraelit trupat e dy pengjeve të tjera

Burimet zyrtare thanë se dje u dorëzuan katër trupa, njëri prej të cilëve rezultoi të ishte ai i një palestinezi.

15 Tetor 2025, 20:36 Nga E.d
Hamasi i dorëzon sonte Izraelit trupat e dy pengjeve të tjera
Foto Ilustruese

IZRAEL - Hamasi ka njoftuar se do të dorëzojë trupat e dy pengjeve të mbajtura në Rripin e Gazës në orën 22:00 të mbrëmjes së sotme si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit me Izraelin. Trupat do t'i dorëzohen Kryqit të Kuq. Burimet zyrtare thanë se dje u dorëzuan katër trupa, njëri prej të cilëve rezultoi të ishte ai i një palestinezi.

Mediat e huaja shkruajnë se 21 trupat e mbetur të pengjeve sipas kushteve të marrëveshjes së armëpushimit, duhej të ishin dorëzuar të gjithë menjëherë. Ndërmjetësit izraelitë informuan sot Hamasin se durimi i Izraelit po mbaron, ndërsa vazhdon të vonojë kthimin e pengjeve të vdekur.

"Ne e dimë saktësisht se sa pengje mund të lirojë Hamasi dhe nëse ka qasje në trupa. Ua bëmë të qartë ndërmjetësve se Hamasi po luan një lojë të rrezikshme." thanë burimet izraelite.

Trupi i katërt i kthyer në Izrael nga Hamasi është ai i një palestinezi nga Bregu Perëndimor, i cili thuhet se u përdor nga ushtria izraelite si mburojë njerëzore në Rripin e Gazës . Por, Izraeli tha se trupi i kthyer në Izrael nuk ishte ai i një pengu./Dosja.al

izrael hamas gaza

Sondazh

Poll