Sport

VIDEO / Cristiano Ronaldo thyen një tjetër rekord në futboll!

Në ndeshjen ndaj Hungarisë (2-2), Ronaldo shënoi dygolësh, duke arritur në 40 gola në 51 ndeshje.

15 Tetor 2025, 01:15 Nga DOSJA
VIDEO / Cristiano Ronaldo thyen një tjetër rekord në futboll!

PORTUGALI - Një tjetër ditë, një tjetër rekord për Cristiano Ronaldon. Kapiteni i Portugalisë ka shkruar sërish historinë, duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në fazat kualifikuese për Kampionatet Botërore.

Në ndeshjen ndaj Hungarisë (2-2), Ronaldo shënoi dygolësh, duke arritur në 40 gola në 51 ndeshje. Me këtë arritje, ai kalon në krye të renditjes historike, duke lënë pas ish-sulmuesin nga Guatemala, Carlos Ruiz, autor i 39 golave në 47 ndeshje.

Statistikat e tij janë të jashtëzakonshme:

7 gola në kualifikueset për Botërorin 2006
0 gola në kualifikueset për 2010
8 gola drejt Botërorit 2014
15 gola në kualifikueset për 2018
6 gola në rrugën drejt Botërorit 2022
4 gola në 4 ndeshje në fushatën aktuale për 2026.
Kjo e çon Ronaldon në një tjetër majë historike të futbollit botëror, duke theksuar edhe një herë vazhdimësinë dhe rendimentin e tij të jashtëzakonshëm me fanellën e Portugalisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll