Sport

VIDEO / Kuqezinjtë rikthehen "zot" shtëpie, shënojnë 3 gola brenda 15 minutave

Në minutën e 65-të Broja rikthen kuqezinjtë në avantazh dhe në të njëjtën kohë rikthen Brojën tek goli pas shumë kohësh.

14 Tetor 2025, 20:31 Nga DOSJA
VIDEO / Kuqezinjtë rikthehen "zot" shtëpie,

TIRANE - Nis me ritëm të lartë miqësorja me Jordaninë në “Air Albania”. Tregohet në lartësinë e duhur portieri Dajsinani, që shmang një gol të sigurt në duelin një për një me sulmuesin kundërshtar në minutën e 18-të, pas një pasimi të gabuar të Balliut në prapavijë.

Në minutën e 22-të i afrohet golit skuadra kuqezi pas një kombinimi të bukur mes Asanit dhe Dakut, me këtë të fundit që preferon të godasë vetë në një pozicion të prirët.  Ndëshkohen kuqezinjtë 27'-të, në zhvillimet e një këndoreje, Al-Rashdan dërgon topin në rrjetë, 0-1


Pavarësisht golit golit djemt e Sylvinhos nuk e humbën toruan, përkundrazi ju afruan më tepër golit deri sa në minutën e 40 asisti i Arbër Hoxhës devijohet nga mbrojtësi jordanez duke shkaktuar autogol, 1-1. 


Nis pjesa e dytë me tre ndryshime, pasi Gjimshiti, Shehu dhe Asani i lënë vendin në fushë Cakes, Ramadanit dhe Gripshit. Pas disa rasteve të një pas njëshme të Hoxhës dhe Dakut, në minutën e 65-të Broja rikthen kuqezinjtë në avantazh dhe në të njëjtën kohë rikthen Brojën tek goli pas shumë kohësh.


Pas vetëm 10 minutash në të 75-n Arbër Hoxha shtang portierin kundërshtarë të parin dhe të gjithë në stadium me një gol spektakolarë. 


Minutat në vazhdim kundërshtar thuajse ishte inegzistent dhe kuqezinjtë shënojnë edhe golin e katërt. 


Në fund të ndeshjes Jordania shënon një tjetër gol që vlen vetëm për statistikë.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll