Sport

Sylvinho: “Më dhemb koka me këta lojtarë, Kombëtarja derë e hapur për çdo lojtar”...

Trajneri i Kombëtares Sylvinho ka folur për mediat pas triumfit me shifrat 4 -2 ndaj Jordanisë në miqësoren e mbajtur në “Air Albania

14 Tetor 2025, 22:45 Nga DOSJA
Sylvinho: “Më dhemb koka me këta lojtarë, Kombëtarja

TIRANE - “Ka qenë ndeshje shumë e veçantë dhe e rëndësishëm, sikurse për Hysajn. Ai ka pasur një rrugëtim të gjatë në Kombëtaren dhe i uroj shumë fat. Jam i kënaqur me rezultatin edhe për ndryshime.

I kënaqur me Dajsinanin, Caken dhe Gripshin. Bajrami u zhvendos në të djathë, i kënaqur më paraqitjen, sikurse manovrat e Brojës. Dhimbje koke për opsionet në grup na bëjnë mirë.

Ne shikojmë çdo fundjavë për lojtarët. Kombëtarja është derë e hapur për çdo lojtar. Hoxha është rritur shumë si lojtar në ndeshjet e fundit. Para pak koësh pati një dëmtim, por kemi komunikuar me klubin e tij. Po bën shumë mirë me klubin ku luan.

Lojtarët e pozicionuar në mbrojtje ku kemi shumë opsione. Anis Mehmeti? Të gjithë lojtarët janë në konsideratë.

Në pozicionin ku luan Anis Mehmeti, është një pozicionm ku ka shumë trafik, si Broja, Muçi, Bajrami, Uzuni, Hoxha, ndërsa në të djathtën, situata është pak më e lirë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll