Sport

“Jam i lumtur që asistova dhe Broja shënoi”...

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, ishte një nga protagonistët në fitoren 4-2 ndaj Jordanisë.

14 Tetor 2025, 22:31 Nga DOSJA
“Jam i lumtur që asistova dhe Broja shënoi”...

TIRANE - Pas përfundimit të ndeshjes, lojtari i Torinos ndau emocionet dhe përshtypjet e tij për mikrofonin e “DigitAlb”, duke folur për performancën e skuadrës dhe atmosferën pozitive brenda grupit.

“Duhej pak festë, është normale. Jemi të lumtur, ishte e vështirë. Bëmë një ndeshje serioze, fituam para tifozëve, duhet të vazhdojmë kështu. Jemi shumë shokë me Brojën. Jam shumë i lumtur për Armandon, që unë asistova dhe ai shënoi.

Sot luajtëm 4-2-3-1. Roli im është para mbrojtjes, unë e kam shumë qejf atë rol. Këtu kam bërë numrin 8. Po nuk preka top çmendem. Shkoj e kërkoj te portieri.

Nga ana fizike jam më mirë, kam luajtur 5-6 ndeshje në Torino. Jam shumë i lumtur që po luaj edhe me Kombëtaren. Po më ndihmojnë minutat me Torinon. Lojtari kur luan është më mirë mendërisht”, deklaroi Asllani

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll