Sport

VIDEO / Mbyllet në barazim pjesa e parë, Jordania shënon gol dhe autogol!

Pavarësisht golit golit djemt e Sylvinhos nuk e humbën toruan, përkundrazi ju afruan më tepër golit deri sa në minutën e 40 asisti i Arbër Hoxhës devijohet nga mbrojtësi jordanez duke shkaktuar autogol, 1-1.

14 Tetor 2025, 19:40 Nga DOSJA
VIDEO / Mbyllet në barazim pjesa e parë, Jordania shënon gol dhe

TIRANE - Nis me ritëm të lartë miqësorja me Jordaninë në “Air Albania”. Tregohet në lartësinë e duhur portieri Dajsinani, që shmang një gol të sigurt në duelin një për një me sulmuesin kundërshtar në minutën e 18-të, pas një pasimi të gabuar të Balliut në prapavijë.

Në minutën e 22-të i afrohet golit skuadra kuqezi pas një kombinimi të bukur mes Asanit dhe Dakut, me këtë të fundit që preferon të godasë vetë në një pozicion të prirët. 

Ndëshkohen kuqezinjtë 27'-të, në zhvillimet e një këndoreje, Al-Rashdan dërgon topin në rrjetë, 0-1

Pavarësisht golit golit djemt e Sylvinhos nuk e humbën toruan, përkundrazi ju afruan më tepër golit deri sa në minutën e 40 asisti i Arbër Hoxhës devijohet nga mbrojtësi jordanez duke shkaktuar autogol, 1-1. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll