Aktualitet

Pistoleta të fshehura nën jastëk e këmbëzbathur, publikohen PAMJET e arrestimit të Aldo Avdyajt! RENEA e armatosur e shtrin përtokë dhe i vë prangat

Në videon e shpërndarë, shihet momenti kur forcat RENEA ndërhyjnë në banesën ku ai fshihej, pranë Liqenit të Thatë në kryeqytet, e shtrijnë në tokë dhe e arrestojnë. Pas vënies në pranga të 37-vjeçarit, policia ka zhvilluar kontroll në banesën e tij, ku janë sekuestruar disa armë zjarri dhe disa aparate celulare.

14 Tetor 2025, 09:51 Nga M.L
Pistoleta të fshehura nën jastëk e këmbëzbathur,
Pamje nga arrestimi

TIRANA- Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e momentit të arrestimit të Aldo Avdylajt, nipit të Astrit Avdylajt, i shpallur në kërkim për organizimin e atentatit ndaj Edmir Bregut në vitin 2021 në Durrës. Në videon e shpërndarë, shihet momenti kur forcat RENEA ndërhyjnë në banesën ku ai fshihej, pranë Liqenit të Thatë në kryeqytet, e shtrijnë në tokë dhe e arrestojnë. Pas vënies në pranga të 37-vjeçarit, policia ka zhvilluar kontroll në banesën e tij, ku janë sekuestruar disa armë zjarri dhe disa aparate celulare.

Aldo Avdylaj akuzohet nga SPAK si organizator dhe bashkëdrejtues i grupit që ekzekutoi Edmir Bregun, ndërsa fshihej prej disa javësh pas operacionit të 2 tetorit që goditi dy grupet kriminale të Aleksandër Lahos (Rrumi i Shijakut) dhe Astrit Avdylajt.

NJOFTIMI:

Policia e Shtetit

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ghosts”.
Operacioni u zhvillua nga DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh dhe Forcat Speciale “RENEA”.

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Në pranga 37-vjeçari nga Shijaku, i akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal për krime kundër personit.

Gjatë ndërhyrjes në banesën ku fshihej 37-vjeçari, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim, strukturat operacionale të Policisë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ghosts”.

Në kuadër të operacionit, Forcat Operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me DFPO dhe Forcat Speciale “RENEA”, në afërsi të Liqenit të Thatë, kapën dhe vunë në pranga shtetasin E. A. alias A. A., 37 vjeç, banues në Shijak.

Ky shtetas akuzohet nga GjKKO-ja, për veprat penale "Vrasja me paramendim", kryer për hakmarrje, "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./ Dosja.al

aldo avdylajt astrit avdylajt

Sondazh

Poll