Aktualitet

Pengmarrja dhe vrasja e Jan Prengës/ RENEA e FNSH zbarkojnë në Lezhë për gjetjen e trupit, shoqërojnë disa persona

6 Shkurt 2020, 07:51 Nga DOSJA
Pengmarrja dhe vrasja e Jan Prengës/ RENEA e FNSH zbarkojnë në

LEZHË– Forcat RENEA dhe FNSH kanë zbarkuar në qytetin e Lezhës ku kanë ushtruar kontrolle të ndryshme gjatë natës, dhe kanë krehur zonën për gjetjen e trupit të Jna Prengës, i cili u rrëmbye dhe u vra më datë 17 janar. Dosja.al mëson se RENEA e FNSH janë futu në banesa të shumta në Lezhë dhe në zonat përreth dhe kanë shoqëruar disa persona. Ende nuk dihen indetitetet e të shoqëruarve, ndërkohë që nuk bëhet me dije as për ndonjë gjurmë të trupit të Prengës.

Rrëmbimi i Prengës ka vënë në lëvizje të gjitha strukturat shtetërore pasi u rrëmbye dhe u vra më datë 17 janar të këtij viti, ndërsa ende nuk është gjetur trupi i tij. Fillimisht RENA zbarkoi në Shijak dhe u vu në ndjekje e në arrestim të grupit Hajri, pronarë të kompleksit “Golden”, kamerat e të cilit fokusuan trupin e Prengës teksa futej në resort dhe dilte i pajetë në duart e dy vëllezërve, Altin dhe Emiljano Hajri. Policia ka ndaluar 5 të dyshuarit kryesorë për ngjarjen. Bëhet fjalë për dy kushërinjtë; Elton e Leonard Hajrin dhe babain e Altinit, Bajram, 64 vjeç dhe Festim Bexhdilin, ky i fundit dyshohet se dogji rrobat e viktimës dhe është personi kycc që mund të zbardhi vendin ku u varros babai i pesë fëmijëve.

Dosja.al zbuloi të dhëna ekskluzive për 4 urdhëruesit që Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka dyshimet kryesore se janë ata porositësit e pengmarrjes dhe vrasjes së Jak Prengës. Ata janë të skeduar prej vitesh për aktivitetin e tyre në vendet e Bashkimit Evropian dhe kokainës në Ekuador. Njëri prej tyre, njihet si Gramoz Dritan Rexhepi dhe akuzohet se është personi kyç që urdhëroi rrëmbimin e Jak Prengës.

Operacioni u zhvendos më pas në Shkodër dhe solli arrestimin e dy anëtarëve të fisit Doçi në fshatin Bardhaj.   RENEA ka qenë në ndjekje të Gentian Doçit i cili dyshohet se është i përfshirë dhe person kyç në këtë ngjarje.

Operacioni për kapjen e të kërkuarve të tjerë vijon, ku përveç Altin Hajrit, personat e tjerë që janë shpallur në kërkim janë M. Bajri., shkodran, i lidhur me krimin dhe me linjën e trafikut të drogës nga Ekuadori në BE, Dritan (Gramoz) Rexhepi, person me rrezikshmëri të lartë kriminale, po ashtu, Gentian Doçi i cili mësohet se kishte rolin e garantit për kokainën dhe K. G., nga Shkodra, i përfshirë më herët në aktivitet kriminal në vendet e BE, por edhe në Shqipëri i skeduar, si dhe disa persona të tjerë që nuk janë identifikuar ende. 

Vetëm një ditë më parë Ardian Doçi, një nga anëtarët e grupit “Dukagjini” është ndaluar sapo ka shkelur në territorin shqiptar. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Doçi është kthyer në atdhe një dita pasi efektivët e “OFL-së” i kanë sekuestruar pasurinë në qytetin e Shkodrës. Anëtari i familjes Doçi akuzohet se është pjesë e grupit të bashkëpunëtorëve në pengmarrjen dhe më pas vrasjen e Jak Prengës më 17 janar 2020 pas prishjeve të pazareve të drogës nga vëllezërit e tij në Angli. Në pritje të kthimit të tij nga Viena në doganën e Hanit të Hotit ka qënë i vëllai dhe avokati i tijm, Agim Martini. Të dy u shprehën se Doçi ishte larguar nga vendo që më datën 2 nëntor dhe nuk ishte kthyer më. Gjë që sipas tyre mund të verifikohej fare lehtë me të dhënat e sistemit TIMS në kufi. 

Dy ditë më parë efektivët e anti-KÇK-së, i kanë sekuestruar Doçit një banesë dykatëshe në lagjen “Bleran” të Shkodrës, 3 automjete luksoze dhe 1 motor.

Trupi i Jani (Dodë) Prengës u kërkua në lumin Erzen, kodrat mes fshatrave Pjezë e Hardhisht dhe në Ishëm, aty ku ka dyshime se u hodh nga rrëmbyesit pasi u vra, gjatë një përleshjeje për të shpëtuar jetën. Prokuroria gjithashtu ka nisur një letër porosi urgjente në Angli, ku kërkon ndalimin e Astrit Prengës, korrierit të drogës që mbajti peng 283 kilogramë kokainë të tri grupeve kriminale, aktive në Vlorë, Shijak dhe Shkodër. 11 urdhër-arreste janë firmosur nga Prokuroria bashkë me sekuestron preventive ndaj kompleksit Golden, aty ku u organizua dhe u realizua skenari horror.

Kamerat e sigurisë arritën të filmonin dhunën ndaj babait të 5 fëmijëve, në garazhin e resortit, aty ku një kamerë ka arritur të filmojë gjithçka, përfshirë personat e arrestuar e atë të shpallur në kërkim, teksa torturojnë Prengën dhe ky i fundit rreket të shpëtojë jetën e tij.

Por këtu është edhe përplasja mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë. Policia e Shtetit përgënjeshtron lajmet e dala në media, se Jan Prenga vdiq pas dhunës brenda në resort. Policia sqaron se viktima ka ndërruar jetë më 17 janar, dhe në resort ka hyrë i pajetë, teksa shton se edhe autorët u identifikuan nga burimet policore. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti për 283 kilogram kokainë, që  i vëllai, nuk iu dha personave të mësipërm. Droga doli nga porti, por nuk shkoi kurrë në destinacion.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin hajri ardian doçi jan prenga renea e fnsh ne lezhe rrembehet jak prenga stiljan prenga altin hajri ardian doçi jan prenga renea e fnsh ne lezhe rrembehet jak prenga stiljan prenga

Sondazh

Poll