Aktualitet

Kultivonin mijëra bimë kanabisi në Shkodër, nën hetim 5 kryetarë fshatrash për shpërdorim detyre

Sipas njoftimit zyrtar, lënda narkotike është gjetur në territorin e njësive administrative Pult, Ana e Malit, Shosh dhe Shalë. Në kuadër të hetimeve, janë proceduar penalisht pesë kryetarë fshatrash për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike.

13 Tetor 2025, 09:22 Nga M.L
Kultivonin mijëra bimë kanabisi në Shkodër, nën hetim 5
Foto ilustruese

SHKODËR- Policia e Shtetit ka zhvilluar një aksion kundër kultivimit të lëndëve narkotike në qarkun e Shkodrës, ku janë zbuluar 4002 bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis, si dhe 510 gramë të kësaj lënde në formë boçe. Sipas njoftimit zyrtar, lënda narkotike është gjetur në territorin e njësive administrative Pult, Ana e Malit, Shosh dhe Shalë.

Në kuadër të hetimeve, janë proceduar penalisht pesë kryetarë fshatrash për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Shkodër/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Gjenden 4002 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa dhe 510 gramë të kësaj lënde në formën e boçes.
Procedohen penalisht 5 kryetarë fshatrash, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Njësinë e Sigurisë Publike Shkodër, vijojnë me intensitet kontrollet në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve:

Në territoret e njësive administrative Pult, Ana e Malit, Shosh dhe Shalë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 4002 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa dhe 510 gramë lëndë të dyshuar narkotike në formën e boçes.

Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë:
-për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Nënmavriq, shtetasin L. L.; kryetarin e fshatit Leknikaj, shtetasin K. K.; kryetarin e fshatit Kuje, shtetasin D. V.; kryetarin e fshatit Vuksanaj, shtetasin K. Gj.;
-për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”, për kryetarin e fshatit Palaj, shtetasin K. K..

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër./ Dosja.al

policia e shkodres

Sondazh

Poll