Bota

'Shpërthejnë' lotët e gëzimit në Tel Aviv, nis lirimi i pengjeve! Netanyahu mesazh: Mirë se vini në shtëpitë tuaja, ju kemi pritur dhe ju përqafojmë

Me publikimin e lajmit të shumëpritur në Tel Aviv shpërthyen lotët e gëzimit nga lumturia për lirimin e pengjeve, që u realizua pasi Hamasi dhe Izraeli ranë dakord për armëpushim sipas propozimit të bërë nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. Pengjet janë mbajtur në Gaza që nga sulmet e 7 tetorit 2023.

13 Tetor 2025, 08:31 Nga M.L
'Shpërthejnë' lotët e gëzimit në Tel Aviv,
Foto ilustruese

IZRAEL- Sot 13 tetor është realizuar lirimi i shtatë pengjeve izraelitë nga Hamasi. BBC raporton ushtria izraelite ka konfirmuar se shtatë pengjet e para janë pranuar nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF). Me publikimin e lajmit të shumëpritur në Tel Aviv shpërthyen lotët e gëzimit nga lumturia për lirimin e pengjeve, që u realizua pasi Hamasi dhe Izraeli ranë dakord për armëpushim sipas propozimit të bërë nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. Pengjet janë mbajtur në Gaza që nga sulmet e 7 tetorit 2023.

Në këmbim të pengjeve, Izraeli do të lirojë 250 të burgosur palestinezë dhe më shumë se 1,700 të ndaluar. Donald Trump pritet të mbërrijë së shpejti në Izrael gjatë ditës sot. Ai do të shkojë në Egjipt për të marrë pjesë në samitin ku do të marrin pjesë rreth 20 liderë botërorë, shkruan BBC

Gjatë rrugës për në rajon, Trump deklaroi se “lufta ka mbaruar” në Gaza – megjithëse fazat e ardhshme në marrëveshjen Izrael-Hamas ende duhet të negociohen.

Nga ana e tij kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu publikoi një mesazh të shkruar me dorë për të gjithë pengjet që po kthehen në Izrael. Ai dhe gruaja e tij, Sara Netanyahu, mirëpritën kthimin e pengjeve të liruara përmes shënimeve personale të shkruara me dorë.

“Në emër të të gjithë popullit të Izraelit, mirë se erdhët përsëri! Ju kemi pritur dhe ju përqafojmë”, shkruhej në shënime.

“Në emër të të gjithë popullit të Izraelit, mirë se erdhët përsëri!”, thuhet në shënim.

“Ne po ju prisnim, ju përqafojmë. Sarah dhe Benjamin Netanyahu.”/ Dosja.al

'Shpërthejnë' lotët e gëzimit në Tel Aviv,

'Shpërthejnë' lotët e gëzimit në Tel Aviv,

pengje izrelite hamas tel aviv

Sondazh

Poll