Bota

Lirimi i pengjeve izraelite/ Gazetarja mezi mban lotët në transmetim LIVE: Lajmi më i bukur që kam dhënë ndonjëherë

Sari Markson, shpërtheu në emocione në transmetim kur u thirr për të dhënë lajmin e fundit për lirimin e shtatë pengjeve të para nga Hamasi të hënën në mëngjes, si pjesë e marrëveshjes së Trumpit për Gazën.

13 Tetor 2025, 08:35 Nga M.L
Lirimi i pengjeve izraelite/ Gazetarja mezi mban lotët në transmetim
Sari Markson

AUSTRALI- Gazetarja e Sky News Australia, Sari Markson, shpërtheu në emocione në transmetim kur u thirr për të dhënë lajmin e fundit për lirimin e shtatë pengjeve të para nga Hamasi të hënën në mëngjes, si pjesë e marrëveshjes së Trumpit për Gazën.

"Ky është lajmi më i mrekullueshëm që kam dhënë ndonjëherë", tha Markson, mezi duke mbajtur lotët.

"Shtatë pengjet që kanë qenë në tunelet e Gazës për dy vitet e fundit, 738 ditë, tani janë në automjete të Kryqit të Kuq, në rrugën e tyre për në IDF, në sigurinë e Izraelit, për të qenë në krahët e të dashurve të tyre. Shtatë pengjet tani janë dorëzuar", shtoi gazetarja, dukshëm e prekur.

Markson më pas lexoi emrat e pengjeve të liruara, të cilat u konfirmuan më vonë nga Kryqi i Kuq./ Dosja.al

sari markson

Sondazh

Poll