Sport

Mbetjet e Ferrarit, në aksidentin e Michail Antonios, dalin në shitje për 45 mijë euro!

Njoftimi u shfaq për pak kohë në eBay, por u hoq pak më vonë.

13 Tetor 2025, 11:00 Nga DOSJA

Mbetjet e Ferrarit, në aksidentin e Michail Antonios, dalin në shitje

ANGLI - Mbetjet e Ferrarit që u shkatërruan pas aksidentit të rëndë me makinë, ku përfshihej sulmuesi i West Ham, Michail Antonio, në dhjetor të vitit të kaluar janë nxjerrë në shitje në eBay për rreth 45.000 euro.

Sipas informacionit nga 'Daily Mail', njoftimi është hequr që atëherë dhe, në këtë pikë, nuk është e qartë nëse dikush i ka blerë pjesët në fjalë, apo nëse platforma vendosi që përmbajtja nuk ishte e përshtatshme, pasi imazhet e bashkangjitura ishin të gjendjes në të cilën u gjet makina menjëherë pas tragjedisë.

Vlen të kujtohet se, pas këtij aksidenti të rëndë, Michail Antonio theu këmbën dhe u dërgua me urgjencë në spital. Pasi u përplas me një pemë, lojtari xhamajkan, i cili që atëherë ka pranuar se të qenit gjallë "është me fat", mbeti i bllokuar brenda automjetit për më shumë se 45 minuta.

Tani 35 vjeç, sulmuesi, i cili me sa duket ka ende një kontratë me West Ham, po stërvitet me Brentford për të rifituar formën e tij fizike.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll