Sport

Haaland kryeson me diferencë renditjen e golashënuesve për Kupën e Botës 2026…

Norvegjezi Erling Haaland kryeson kualifikueset evropiane për Kupën e Botës 2026. Me 12 gola në vetëm gjashtë ndeshje, përfshirë një tregolësh në fitoren 5-0 ndaj Izraelit, sulmuesi i Manchester Cityt po e shkatërron konkurrencën.

12 Tetor 2025, 20:30 Nga DOSJA

Haaland kryeson me diferencë renditjen e golashënuesve për

ZVICER - Erling Haaland nuk ka nevojë për askënd për të shënuar. Ai sigurisht që nuk ka nevojë për pushim. Të shtunën në mbrëmje në Oslo, sulmuesi i Manchester Cityt shënoi një tregolësh në fitoren 5-0 të Norvegjisë ndaj Izraelit. Pavarësisht se humbi dy penallti, sulmuesi norvegjez dha një performancë të paharrueshme.

Me 12 gola në gjashtë ndeshje në këto kualifikuese, Haaland po shkatërron listën e golashënuesve. Raporti i tij? Dy gola për ndeshje. Pas tij, renditet holandezi Memphis Depay, austriaku Marko Arnautovic dhe kroati Andrej Kramaric kanë shënuar secili nga gjashtë gola, gjysma e numrit.

Ky tregolësh i fundit e çon totalin e tij në 51 gola në 47 paraqitje për Norvegjinë. Shifra të jashtëzakonshme për një 25-vjeçar që vazhdon të ripërcaktojë standardet e pozicionit.

“Top 10” golashënuesit më të mirë në kualifikueset evropiane për Kupën e Botës 2026

1. Erling Haaland (Norvegji), 12 gola

2. Marko Arnautovic (Austri), 6 gola

3. Memphis Depay (Holandë) 6 gola

4. Andrej Kramari (Kroaci) 6 gola

5. Thelo Aasgaard (Norvegji), 5 gola

6. Kevin De Bruyne (Belgjikë), 4 gola

7. Edin Dzeko (Bosnjë dhe Hercegovinë), 4 gola

8. Moise Kean (Itali), 4 gola

9. Mikel Merino (Spanjë), 4 gola

10. Patrik Schick (Republika Çeke), 4 gola

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll