Sport

BEFASI… Çekët “ngrijnë” në Ishujt Faroe për sfidën e kualifikueseve të Kupës së Botës…

Pavarësisht se patën mundësinë për të marrë kryesimin në grupin e tyre kualifikues për Kupën e Botës, Republika Çeke u mposht 1-2 nga Ishujt Faroe të dielën.

12 Tetor 2025, 20:35 Nga DOSJA

BEFASI… Çekët “ngrijnë” në Ishujt Faroe

FAROE - Një surprizë e madhe në Grupin L të kualifikueseve të Kupës së Botës. Në një formë të shkëlqyer pas fitoreve kundër Gjibraltarit (1-0) dhe Malit të Zi (4-0), Ishujt Faroe mposhtën Republikën Çeke (2-1) këtë të diel.

Pavarësisht se Adam Karabec i Lyonit barazoi me një gjuajtje nga afër në minutën e 78-të, për Faroet, Hanus Sorensen (67’) dhe Martin Agnarsson (81’) gjetën rrjetën dhe siguruan futiren befasuese 2-1.

Kjo fitore e tretë radhazi pas shtatë ndeshjesh, i lejon Faroes (12) të afrohen me një pikë nga liderët e grupit, Kroacia, e cila do të përballet me Gjibraltarin më vonë sonte në mbrëmje (ora 20:45). Çekët humbën një mundësi të shkëlqyer për të ushtruar presion mbi kroatët.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll