Sport

VIDEO / Luftë e ashpër në Grupin C, Danimarka asgjeson Greqinë!

Kroacia fitoi 3-0 me Gjibraltarin, që deri në mintën e 78-të kishte pësuar vetëm një gol (Fruk 30’), ndërsa Mayer (58’) kishte humbur një 11-metësh.

12 Tetor 2025, 23:24 Nga DOSJA

VIDEO / Luftë e ashpër në Grupin C, Danimarka asgjeson

DANIMARKE - Danimarka dhe Skocia po luftojnë fort me njëra tjetrën për vendin e parë në Grupin C kualifikues, ku bëjnë pjesë gjithashtu Greqia dhe Bjellorusia. Pas fitores së Skocisë ndaj Bjellorusisë (2-1), të njëjtën gjë ka bërë edhe Danimarka me Greqinë (3-1). Të dyja skuadrat kanë nga 10 pikë, por nordikët kryesojnë falë golaverazhit më të mirë.

Në "Parken Stadium" të Kopenhagenit, Danimarka u mbylli që në pjesën e parë llogaritë me helenët falë golave të Hojlund, Andersen dhe Damsgaard, ndërsa rrjeta e Tzolis i vlejti vetëm për statistikë ekipit grek.

Kroacia fitoi 3-0 me Gjibraltarin, që deri në minutën e 78-të kishte pësuar vetëm një gol (Fruk 30’), ndërsa Mayer (58’) kishte humbur një 11-metësh. Goli i Sucic dhe më pas rrjeta e Erlic në shtesë i dhanë siguri ekipit kroat, që kryeson Grupin L me 16 pikë, tri më shumë se Çekia, që në fakt ka zhvilluar një ndeshje më shumë.

Me rezultatin 2-0 triumfoi Polonia në fushën e Lituanisë, ndërsa Rumania ia doli vetëm në minutën e pestë shtesë të mposhtte Austrinë falë golit të Ghita-s. Me këtë sukses, përfaqësuesja rumune kthehet në garë për vendin e dytë. Ndeshja e radhës është pikërisht ndaj Bosnjë Hercegovinës, që ka grumbulluar tri pikë më shumë. 

VIDEO / Luftë e ashpër në Grupin C, Danimarka asgjeson

VIDEO / Luftë e ashpër në Grupin C, Danimarka asgjeson

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll