Sport

Ibra me superlativa për kroatin: “Luka Modric nuk luan futboll, ai është maestro”…

Këshilltari i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, i cili mori pjesë në Festivalin dello Sport në Trento (Itali) këtë fundjavë, foli për adaptimin e suksesshëm të Luka Modrid në klubin lombard në moshën 40 vjeç.

12 Tetor 2025, 11:30 Nga DOSJA

Ibra me superlativa për kroatin: “Luka Modric nuk luan futboll, ai

ITALI - Këshilltari i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, për debutimin e suksesshëm të Luka Modric me kuqezinjtë nuk i kurseu superlativat: "Luka Modric është një maestro. Kur është në fushë, ai nuk luan futboll, ai është futbolli. Nuk është sekret, ai ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme.

Vitin e kaluar, Ancelotti më tha se ai ishte i vetmi lojtar i Real Madridit që nuk ishte lënduar dhe kishte qëndruar në formë të shkëlqyer. Ai ka një mentalitet të jashtëzakonshëm. Ai e dëshmoi këtë pas ndeshjes kundër Napolit. Ai ka përqafuar kulturën dhe identitetin e Milanit. Ai është një maestro, një gjeni."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll