Sport

Protestat pro-palestinezë vazhdojnë... Protestuesit marshuan drejt stadiumit, para fitores 5-0 të Norvegjisë ndaj Izraelit!...

Stadiumi ishte pothuajse plot, me 22.000 deri në 23.000 spektatorë. Gjitsesi kapaciteti u zvogëlua me 3.000, vende në rreshtin e parë dhe pranë tifozëve të Izraelit për arsye sigurie.

12 Tetor 2025, 08:30 Nga DOSJA

Protestat pro-palestinezë vazhdojnë... Protestuesit marshuan drejt

NORVEGJI - Protestuesit pro-palestinezë ndezën fishekzjarrë dhe valëvitën flamuj ndërsa marshuan drejt stadiumit përpara fitores 5-0 të Norvegjisë ndaj Izraelit për kualifikueset e Kupës së Botës të shtunën.

Transmetuesi publik NRK tha se rreth 1.000 protestues arritën në stadiumin Ullevaal në Oslo. Një banderolë rreth luftës në Gaza u mbajt nga protestuesit në atë që dukej të ishte një marshim paqësor.

Një kordon policie u formua afër stadiumit, por në një distancë të caktuar nga protestuesit, disa prej të cilëve brohorisnin “Mbyllni ambasadën”, ndërsa të tjerë mbanin kartonë të kuq dhe një grua mbante lart një pankartë të vogël që thoshte “Loja ka mbaruar Izrael”. Disa dhjetëra tifozë qëndruan për të vazhduar protestën jashtë stadiumit edhe pasi filloi ndeshja.

Stadiumi ishte pothuajse plot, me 22.000 deri në 23.000 spektatorë brenda. Kapaciteti u zvogëlua me 3.000, vende në rreshtin e parë dhe pranë tifozëve të Izraelit për arsye sigurie.

Një flamur palestinez u shpalos brenda stadiumit në fillim të ndeshjes, së bashku me një banderolë që shkruhej "Lërini fëmijët të jetojnë". Disa tifozë fishkëllyen himnin kombëtar të Izraelit dhe më shumë spektatorë ngritën kartonë të kuq.

Një burrë i veshur me një bluzë me mbishkrimin “Gaza e Lirë” në shpinë vrapoi në fushë gjatë pjesës së parë.

Të premten, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, bëri thirrje për qetësi përpara ndeshjeve kualifikuese të Izraelit, pasi Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për një marrëveshje paqeje. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se të dyja palët ranë dakord për "fazën e parë" të planit të tij.

Izraeli do të shkojë në Itali…

Izraeli do të përballet gjithashtu me Italinë në Udine të martën. Javën e kaluar, protestues pro-palestinezë në iu afruan qendrës stërvitore të skuadrës italiane në Firence duke kërkuar që ndeshja të mos zhvillohej, si pjesë e një greve kombëtare ku miliona aktivistë dolën në rrugë.

UEFA shqyrtoi pezullimin e Izraelit për shkak të luftës dhe kryetari i bashkisë së Udines, Alberto Felice De Toni, kishte kërkuar që ndeshja të shtyhej.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll