"Shqipëria trondit Serbinë", ja si e përjetuan mediat serbe fitoren historike në Leskovc
SERBI - Fitorja historike e Shqipërisë nuk u prit aspak mirë nga mediat serbe, të cilat tashmë nuk kanë vonuar për të ...
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka reaguar me tonë të forta pas skenave të shëmtuara të shfaqura gjatë ndeshjes Serbi - Shqipëri, ku në tribunat e stadiumit të Leskovcit u dëgjuan thirrje në korr kundër Kosovës dhe mesazhe provokuese me flamurin serb mbi hartën e Kosovës.

KOSOVE - Në njoftimin zyrtar, FFK dënon ashpër këto veprime, duke theksuar se ato bien ndesh me frymën sportive dhe me parimet e respektit që promovojnë UEFA dhe FIFA.
“Këto skena për fat të keq nuk janë të reja në stadiumet serbe, ku nxitja e urrejtjes dhe mesazhet fyese ndaj shteteve fqinje vazhdojnë të përsëriten pa ndëshkim të mjaftueshëm. Veprime të tilla bien ndesh me vlerat që përfaqëson futbolli evropian”.
FFK ka paralajmëruar se do të paraqesë një notë zyrtare proteste në UEFA, duke kërkuar masa të qarta dhe të rrepta ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë për “aktet e përsëritura që dëmtojnë imazhin e futbollit dhe cenojnë parimet themelore të sportit”.
Në të njëjtën kohë, Federata ka ururar Kombëtaren e Shqipërisë për fitoren e merituar 1:0 ndaj Serbisë, duke e cilësuar atë si “fitore që pasqyron karakterin, përkushtimin dhe forcën e futbollit shqiptar”.
“Federata e Futbollit e Kosovës do të vazhdojë të mbrojë me dinjitet vlerat e sportit, respektit dhe barazisë mes popujve, duke kërkuar që çdo fushë futbolli në Evropë të jetë vend i lojës dhe jo i urrejtjes”, përfundon reagimi i FFK-së.
B.T (Dosja.al)
SERBI - Fitorja historike e Shqipërisë nuk u prit aspak mirë nga mediat serbe, të cilat tashmë nuk kanë vonuar për të ...
SERBI- Trajneri i kombëtares, Sylvinho e ka cilësuar të rëndësishme fitoren e Shqipërisë në Serbi. Në konferenc&...
SERBI- Sylvinho deklaron se ndeshja e sotme ishte e mirë, dhe një hap të bukur, por ende nuk ka mbaruar. Në konferencën për medi...
SERBI - Dragan Stojkovic ka dhënë dorëheqjen, menjëherë pas humbjes 1-0 ndaj Shqipërinë. Tekniku serb, deklaroi në kon...
SERBI - Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka ka folur për mediat pas fitores së Shqipërisë në Serbi, n...
SERBI - Kombëtarja shqiptare triumfoi ndaj Serbisë me rezultatin 1-0 mbrëmjen e sotme në Leskovc. Në përfundimin e sfidës, ...
SERBI - Sulmuesi shqiptar Rey Manaj, që shënoi golin e fitores ndaj Serbisë, në fitoren 1-0, në intervistën për Klan Kuq e ...
SERBI - Në prononcimin pas ndeshjes, ai tha se është një fitore e grupit, ndërsa theksoi se për Kombëtaren është ...
SERBI - Në deklaratën pas ndeshjes, për Tv Klan, mbrojtësi kuqezi theksoi se presioni ishte shumë i lartë për këtë...
SERBI - Mbrojtësi theksoi se priti 11 vite për të marrë këtë fitore. Hysaj nuk i kurseu thumbimet edhe për rivalët. &...