Sport

Plas keq te serbët!... Futbollisti akuzon trajnerin për tradhëti, pasi i mundi Shqipëria

Futbollisti i Crvena Zvezdës dhe lojtari i kombëtares serbe, Nemanja Radonjiç, i dërgon një mesazh të ashpër trajnerin Dragan Stojkoviç, pas humbjes kundër Shqipërisë në Leskovc.

12 Tetor 2025, 09:45 Nga DOSJA

Plas keq te serbët!... Futbollisti akuzon trajnerin për tradhëti,

SERBI - Futbollisti i Crvena Zvezdës dhe lojtari i kombëtares serbe, Nemanja Radonjiç, i cili nuk u aktivizua në ndeshjen në Lekovc, e ka akuzuar ashpër trajnerin Dragan Stojkoviç pas humbjes kundër Shqipërisë.

Në story-n e tij në Instagram, Radonjic postoi një foto të tij të veshur me një fanelën e kombëtares serbe, por edhe një flamur japonez, së bashku me hitin e njohur të Indira Radiç, “Heroji”.

“Ti nuk ishe kurrë hero, të fal për këtë, sepse tradhtarët e duan vetëm veten” është teksti i këngës, që me sa duket Radonjiç ia ka dërguar trajnerit Stojkoviç. Komentet bëjini vetë, por mesazhi lënë të kuptohet se ai ka tradhëtuar serbët në humbjen me Shqipërinë.

Plas keq te serbët!... Futbollisti akuzon trajnerin për tradhëti,

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll