Aktualitet

Tronditet Shkodra/ Dy shpërthime me tritol në shtëpinë e braktisur të ish-basketbollistit të arrestuar 5 vite më parë (E

6 Shkurt 2020, 06:36 Nga DOSJA
Tronditet Shkodra/ Dy shpërthime me tritol në shtëpinë e

Shkodër- Tronditet sërish Shkodra nga shpërthimet me tritol. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në orën 02:30 të mëngjesit të sotëm është vendosur një sasi e kosiderueshme tritoli pranë portës së banesës së Nikollë Arrës ( babait të ish-basketbollistit Nikolin Arrës), që ndodhet në lagjen “Qafë Hardhi”. Të njëjtat burime bëjnë me dije se lënda plasëse ishte vendosur pranë portës së banesës në dy vende të ndryshme dhe si pasojë pati dy shpërthime të njëpasnjëshme. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar, pasi prej pak kohësh familja Arra ishte larguar nga Shqipëria për në SHBA.

Nga shpërthimet pati dëme të shumta materiale, pasi porta është dëmtuar dhe janë thyer xhamat e banesës. Dyshohet se eksplozivi ka qenë një mesazh i drejtpërdrejtë për familjen Arra. Kujtojmë që Nikolin Arra është arrestuar në vitin 2015 për ‘shpërdorim detyre’ pasi pasi punonte si inspektor në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave në Shkodër. Ai fitoi gjyqin dhe doli i pafajshëm për akuzat që u ngritën kundër tij. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.  Ende nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tritol banesës në shkodër tritol banesës së nikoll arrës tritol banesës në shkodër tritol banesës së nikoll arrës

Sondazh

Poll