Aktualitet

‘Luftë’ plumbash në Shkodër/ Vëllai i polices nga Durrësi hakmerret për tritolin në makinë, plagoset aksidentalisht

6 Shkurt 2020, 06:17 Nga DOSJA
‘Luftë’ plumbash në Shkodër/ Vëllai i polices

Shkodër- Zbardhet ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës, ku u plagos aksidentalisht me armë zjarri 35-vjeçarja, Liljana Jeremija. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se janë arrestuar 3 persona, Argjend Rexhën 31-vjeç, Rihad Xheladinin 20-vjeç dhe Ension Burakun, 24-vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim Mirsad Meta, 26-vjeç. Ky i fundit dyshohet se është personi që më 26 janar i ka vënë tritol makinës së Ornela Burakut, efektives së Policisë në Durrës. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur si hakmarrje,  pasi Ension Buraku, vëllai efektives bashkë me shokët hapi zjarr ndaj Metës, ku ky i fundit iu përgjigj me breshëri plumbash. Po kështu burimet bëjnë me dije se  tritoli i vendosur në Durrës, nuk ka qenë për efektiven e policisë, por pikërisht për vëllain e saj, Ension Buraku.

Si ndodhi ngjarja?

Fillimisht kanë qenë tre të rinjtë e arrestuar, të cilët teksa ishin në pedonalen e qytetit kanë  qëlluar me armë zjarri në drejtim të Mirsad Metës, pronarit të BMW-së, që u bë ‘shoshë’ nga plumbat. Ky i fundit iu është kundërpërgjigjur me breshëri plumbash dhe në këto momente u plagos aksidentalisht 35-vjeçarja. Gruaja po kalonte rastësisht aty së bashku me motrën dhe dy kunetërit e saj. Po kështu edhe njëri nga kunetërit ka shpëtuar mrekullisht, pasi plumbi i ka përshkuar pantallonat në pjesën e këmbëve, por nuk e ka plagosur atë.

Këta të fundit kanë qenë duke konsumuar një kafe në lokalet e pedonales pasi kishin dalë nga spitali për të marrë disa ilaçe, por rastësisht janë gjendur mes dy ‘zjarreve’. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve përreth dhe në vendgjarje janë gjetur 10 gëzhoja.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ension liljana jeremija mirsat meta rihad xheladini te shtena me arme ne shkoder ension liljana jeremija mirsat meta rihad xheladini te shtena me arme ne shkoder

Sondazh

Poll