Aktualitet

Humbën rrugën gjatë eksplorimit të zonës së Shebenikut, policia ndihmon dy turistët nga Zvicra

Sapo u mor njoftimi, shërbimet e Policisë u nisën drejt zonës për t’i lokalizuar, ndërsa në operacion morën pjesë edhe punonjës të zonave të mbrojtura, që njohin terrenin.

11 Tetor 2025, 18:13 Nga M.L
Humbën rrugën gjatë eksplorimit të zonës së
Foto nga vendngjarja

LIBRAZHD- Dy turistë nga Zvicra janë shpëtuar nga policia e Librazhdit, pasi kishin humbur orientimin gjatë eksplorimit të zonës malore të Shebenikut. Sapo u mor njoftimi, shërbimet e Policisë u nisën drejt zonës për t’i lokalizuar, ndërsa në operacion morën pjesë edhe punonjës të zonave të mbrojtura, që njohin terrenin.

Pas disa orësh kërkime, turistët u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore dhe u shoqëruan në zonën e sigurt./ Dosja.al

turiste zvicerian librazhd

Sondazh

Poll