Aktualitet

"Drejt një Europe më të digjitalizuar"/ Nga nesër, kontrolle shtesë në kufi, nis regjistrimi me foto dhe shenja gishtash për këdo që do hyjë në një vend të BE-së

Në Itali, aeroportet Milano Linate, Malpensa dhe Roma Fiumicino do të jenë të parat që zbatojnë fazën pilot të sistemit, i cili më pas do të shtrihet në portet e Civitavecchia-s dhe Gjenovës, përpara se të përfshijë të gjitha pikat kufitare deri në prill 2026.

11 Tetor 2025, 15:43 Nga M.L
"Drejt një Europe më të digjitalizuar"/ Nga nesër,
Foto ilustruese

TIRANA- Nga data 12 tetor, Bashkimi Europian do të nisë zbatimin e sistemit të ri të hyrje-daljeve Entry/Exit System (EES), që zëvendëson vulosjen tradicionale të pasaportave me kontrolle biometrike për shtetasit që udhëtojnë nga jashtë BE-së, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.

Në Itali, aeroportet Milano Linate, Malpensa dhe Roma Fiumicino do të jenë të parat që zbatojnë fazën pilot të sistemit, i cili më pas do të shtrihet në portet e Civitavecchia-s dhe Gjenovës, përpara se të përfshijë të gjitha pikat kufitare deri në prill 2026.

Sistemi do të menaxhohet nga Policia e Kufirit, duke regjistruar elektronikisht të dhënat e udhëtarëve, shenjat e gishtave, fotografinë dhe informacionin personal, në vend të vulës manuale. Qëllimi është rritja e sigurisë, kontrolli i qëndrimeve afatshkurtra (deri në 90 ditë brenda 180 ditëve) dhe parandalimi i imigracionit të paligjshëm.

Të dhënat do të ruhen në bazën qendrore eu-LISA, me seli në Estoni, që mbledh informacion nga 25 shtete të zonës Schengen dhe 4 vende të lidhura: Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra. Fillimisht, rreth 10% e udhëtarëve në kufijtë e jashtëm do t’i nënshtrohen kontrolleve biometrike, përpara se sistemi të bëhet plotësisht funksional në vitin 2026.

Fëmijët nën 12 vjeç do të përjashtohen nga marrja e gjurmëve të gishtave. Sipas Komisionit Europian, EES shënon “një hap të madh drejt një Evrope më të sigurt dhe më të digjitalizuar”, duke modernizuar mënyrën se si monitorohen hyrjet dhe daljet në kufijtë e kontinentit./ Dosja.al

bashkimi europian

Sondazh

Poll