Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan! Drejtuesi i çiklomotorit plagoset rëndë, niset me urgjencë në spital

Sipas të dhënave paraprake nga policia, një automjet tip veturë është përplasur me një çiklomotor, duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e mjetit me dy rrota. Identiteti i të plagosurit nuk është bërë ende i ditur.

11 Tetor 2025, 17:47 Nga M.L
Aksident i rëndë në Elbasan! Drejtuesi i çiklomotorit
Foto ilustruese

ELBASAN- Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e rëndë të një personi ka ndodhur pasditen e sotme në rrethrrotullimin e Bradasheshit, në afërsi të fshatit Katund i Ri, në aksin rrugor që lidh qytetin e Elbasanit me autostradën Tiranë–Elbasan. Sipas të dhënave paraprake nga policia, një automjet tip veturë është përplasur me një çiklomotor, duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e mjetit me dy rrota. Identiteti i të plagosurit nuk është bërë ende i ditur.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e policisë dhe autoambulanca, e cila transportoi të plagosurin në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa policia ka bërë bllokimin e mjeteve të përfshira në ngjarje si pjesë e procedurës hetimore./ Dosja.al

elbasan aksident

Sondazh

Poll